Bullgaria do t’i livrojë Shqipërisë ndihmë suplementare

Foto: EPA/BGNES

Bullgaria ka në plan të livrojë akoma 100 000 euro për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit në fund të vitit të kaluar, bëri të ditur Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva. Deri tani Sofja ka siguruar mbi 120 000 euro. Bullgaria ishte ndër shtetet e para, e cila që ditën e dytë pas kësaj tragjedie të madhe ofroi ndihmë humanitare, jo vetëm ndihmë financiare, vuri në dukje Zaharieva. Dërguam ekipe inxhinierësh, të cilët t’i vlerësojnë godinat, sqaroi diplomatja e parë bullgare dhe shtoi se shteti bullgar përkrah Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë në Bruksel.