Një anije për arkeologji eksperimentale u nis nga Bullgaria për në Kretë

Foto: BTA

Ekspedita Ndërkombëtare “Abora4-argonaut nga epoka e gurit” u nis me lundrim nga Varna. Në ekuipazh është dhe arkeologu nga qyteti Varna Teodor Rokov. 11 anëtarët e tjerë janë nga Gjermania, Holanda, Bolivia, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Turqia dhe Greqia. Anija primitive e ndërtuar prej kallami është e gjatë 14 metra, e gjerë 4 metra dhe e lartë 2 metra. Ajo u ndërtua në bregun e liqenit Belloslav në afërsi të qytetit Varna prej 2 indianëve, nga fisi ajmara i cili jeton nëpër bregun e liqenit Titikaka. Për modelin e “Abora 4” janë përdorur piktura shkëmbore nga Kaukazi, Egjipti dhe Mesopotamia. Qëllimi bazë i ekspeditës është ta kalojë në përputhje me përshkrimet e Herodotit itinerarin detar për tregti nga Deti i Zi deri në Mesdheun Lindor.