Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Specialistë të bullgarishtes nga Evropa dhe Azia mblidhen në Veliko Tërnovo

Universiteti "Shenjtorët Kirill dhe Metodij" në Veliko Tërnovo
Foto: veliko-tarnovo.net

Përfaqësues të nëntë shteteve do të marrin pjesë në Seminarin veror të gjuhës, letërsisë dhe kulturës bullgare në Universitetin e Veliko Tërnovos. Takimi tradicional shkencor do të zhvillohet për herë të 43-të. 

30 pjesëmarrës do të përsosin njohuritë e tyre gjuhësore dhe do të dëgjojnë ligjërata të historisë, letërsisë, kulturës dhe kinemasë. Si zakonisht ata do të njihen me vallet tradicionale bullgare dhe me kuzinën tonë popullore. Për ta organizatorët kanë përgatitur ekskursione në kompleksin arkitekturor “Etara”, në Oreshaka dhe në bregdet. 

Seminari veror do të hapet më 13 korrik dhe do të vazhdojë tri javë. 


Më shumë nga rubrika

Bullgarët jashtë shtetit po planifikojnë protestë para Komisionit Evropian

Çdo ditë bullgarë dalin në protestë në pjesë të ndryshme të botës, duke u solidarizuar me bashkatdhetarët e vet në atdhe, të cilët tanimë prej një muaji demonstrojnë nëpër sheshet me kërkesën për dorëheqje të qeverisë dhe të prokurorit të përgjithshëm...

botuar më 20-08-07 1.20.MD
kuzhina bullgare: sarma me lakër arme

Një meny speciale do t'u prezantojë turistëve kuzhinën tradicionale të regjioneve të ndryshme në Bullgari

Tanimë po punohet mbi krijimin dhe formimin e një menyje kombëtare bullgare, në të cilën përzgjidhen gjellët tradicionale dhe verërat karakteristike për vendin. Ideja është që kjo të mund të plotësojë përfytyrimin dhe njohjen e turistëve të huaj..

botuar më 20-08-06 3.59.MD

Partia në pushtet GERB dhe një parti e re kanë përkrahje të njëjtë elektorale

Një studim i agjencisë “Market Links” tregon se partia në pushtet “GERB” dhe partia e re e shoumenit Sllavi Trifonov “Nuk ka një popull të tillë” gëzojnë përkrahje të njëjtë elektorale – 15%. Në vend të tretë është Partia Socialiste Bullgare (BSP)..

botuar më 20-08-06 11.09.PD