Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E mërkura – dita për muzikë në Kopshtin e Borisit në Sofje

Foto: Facebook e Orkestrës Frymore të Sofjes

“Ishulli i Muzikës” është një nga aktivitetet më kolorite verore, interesante si për profesionistët, ashtu dhe për adhuruesit e muzikës.

Edicioni i 11 i festivalit fillon më 1 korrik dhe do të vazhdojë deri në fund të gushtit. “Jam e lumtur se arritëm të përgatitim një program në të vërtetë interesant, në të cilin u përfshinë edhe emra të njohur, edhe muzikantë të rinj, të cilët tashmë kanë fituar popullaritet” – thotë Lilija Tosheva, drejtoreshë e Institutit Kulturor Bashkiak Shtëpia e Kulturës “Sredec” – organizatore e aktivitetit, bashkë me degën “Kultura” pranë Bashkisë së Kryeqytetit.  

Koncertet do të zhvillohen çdo të mërkurë nga ora 19.30 në skenën verore të Kopshtit të Borisit.Në rast se kushtet meteorologjike nuk e lejojnë do të mbahen në Largo-n” e kryeqytetit.Hyrja është falas, por edhe publiku, edhe interpretuesit duhet të respektojnë kërkesat për distancë fizike dhe të gjitha masat e tjera të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë.

Fillojmë me një koncert të Projektit Y Jazz – muzikantë të rinj, të cilët do të interpretojnë melodi të njohura nga shekulli i kaluar. Ndër ta është dhe këngëtarja Veleka Cankova – po vazhdon zonja Tosheva. – Pas kësaj është pjesëmarrja tradicionale e Orkestrës Frymore të Sofjes pranë Shtëpisë së Kulturës Iskër (më 8 korrik). Më 15 korrik ftojmë kryeqytetasit në Bankja, ku do të dëgjojnë Spectrum Vocal Band – një formacion i shkëlqyeshëm me album të vet, i cili u përhap në tregun muzikor para disa muajsh. Këngëtarja e stilit xhaz Vesella Morova, e cila është ndër “motorët” e Spectrum, do të ketë shfaqje të mërkurën tjetër, bashkë me trion Jordan Tonovski. Koncerti i fundit gjatë korrikut është i Old School Trombone.

Gjatë gushtit kemi parashikuar shfaqje të Marina Gospodinovës, një prej këngëtareve më elitare të xhazit, bashkë me kuartetin e saj, të Irene Vaskes Latino Bandës, të formacionit SoulBMol etj.

Përsëri desha të nënvizoj se sa e lumtur jam nga puna e kryer. Në këto kohëra të vështira për të gjithë që punojnë në sferën e kulturës ne arritëm të grumbullojmë në një vend muzikantë të shkëlqyer dhe do t’u propozojmë bashkëqytetarëve tanë muzikë të bukur dhe përjetime të paharrueshme.” 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Në Sofje po vazhdojnë A to Jazz Concerts

Një nga ngjarjet më të mëdha kulturore tek ne , A to Jazz ia dedikon  lavdinë e vet seleksionimit të shkëlqyer  të muzikantëve dhe zgjedhjes së skenës, të vendosur në parkun qendror të kryeqytetit. Festivali i cili gjatë vitit 2019 mblodhi 35..

botuar më 20-07-11 4.20.PD

Casual Threesome - yjet e radio konkursit për muzikë të re pop dhe rok bullgare

Radio konkursi “Pranvera 2020” u afirmua si një nga me të autoritetshmet në Bullgari. Qëllimi i tij gjithmonë ka qenë të stimulojë krijimin e këngëve të reja pop dhe rok bullgare. Sipas rregullores një juri prej muzikantëve profesionalë dhe gazetarësh..

botuar më 20-07-07 11.50.PD

Dimitër Gorçakov dhe e tija „Muzika nën pemën”

Pianisti i ri është ish-student në Akademinë Muzikore Kombëtare. Që nga vitet në akademi ai merr pjesë në projekte të lidhura me muzikën elektronike dhe me eksperimente të ndryshme. Dashuria e tij e madhe është muzika xhaz dhe improvizimet, mirëpo..

botuar më 20-07-05 6.05.PD