Macron nderoi “gjeniun e madhështisë” Kristo

| rinovuar më 20-06-01 9.09.MD
Foto: Rojters

Piktori dhe skulptori Kristo, i cili ndërroi jetën posedonte “çmendurinë e shkëlqimit dhe gjeniun e madhështisë”, kurse veprat e tij “ndërronin pamjet e godinave dhe peizazheve kudo në botë në ngjarje poetike”, tha Presidenti i Francës Emmanuel Macron, bëri të ditur AFPA, të cituar nga BTA.

Në moshën 84 vjeç vdiq në Nju Jork piktori dhe skulptori me famë botërore dhe prejardhje bullgare Hristo Javashev-Kristo. Ai ka lindur më 13 qershor 1935 në Gabrovo /Bullgari Qendrore/. Ka emigruar nga Bullgaria në vitin 1957. Në Paris takohet me të shoqen Jeanne-Claude, me të cilën krijojnë instalime origjinale artistike hapësinore. Ata dalin jashtë kufijve tradicionalë të pikturimit, skulpturës dhe arkitekturës. Ndër veprat e tyre më të njohura janë “Çadrat” në Japoni dhe Kaliforni, Rajhstagu i paketuar në Berlin, “Dyert” në Central Park në Nju Jork, paketimi i urës më të vjetër në Paris. Veprat e fundit të Kristos ishin “Digat Lundruese” në liqenin Izeo në Itali dhe Mastaba në Londër.

Në përputhje me dëshirën e Kristos gjatë vjeshtës së vitit 2021 puna e tyre do të vazhdohet me paketimin e Harkut të Triumfit në Paris.

Përveç kësaj gjatë vitit 2020 nga 1 korriku deri më 19 tetor, në Qendrën “Pompidou” do të zhvillohet një ekspozitë e madhe për jetën dhe punën e Kristo dhe Jeanne-Claude në Paris.


Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë e diplomantëve nga Parisi shtron çështjen për trashëgiminë kulturore të Bullgarisë

Deri më 29 korrik në Muzeun Historik Regjional në qytetin Vraca (në Bullgarinë Veriperëndimore), kurse pas kësaj në Sofje dhe në Plovdiv, diplomantët e kursit të specializuar të  arkitektëve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të paluajtshme..

botuar më 20-07-15 3.27.MD
Mirjana Basheva

Vdiq poetesha Mirjana Basheva

Në moshën 73 vjeçe vdiq poetesha Mirjana Basheva, e njohur ndër adhuruesit e saj si “Poetesha e butësisë kozmike”. Këngët me vjershat e saj në interpretim të grupeve të njohura bullgare të muzikës pop janë të dashura të shumë bullgarëve...

botuar më 20-07-13 9.08.PD

Eksponati i korrikut në Muzeun e Gabrovos: një pjatë me imazhin e Penço Semovit

Një pjatë e “Fondacionit bamirës Penço Ivanov Semov” është eksponati i muajit korrik në Muzeun Historik Regjional në qytetin Gabrovo. Në mesin e enës së zbukuruar me bollëk ndodhet imazhi i industrialistit bullgar Penço Semov, i cili ka kontribuuar për..

botuar më 20-07-12 4.10.PD