Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vizita e parë politike në Bullgari pas pandemisë

Bojko Borisov dhe Alaksandër Vuçiç
Foto: BGNES

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të mbërrijë në Bullgari më 1 qershor për vizitë me ftesë të Kryeministrit Bojko Borisov. Kjo do të jetë vizita e parë e një politikani të huaj tek ne pas pandemisë. Borisov dhe Vuçiç do të inspektojnë përparimin në ndërtimin e autostradës “Evropa” dhe të gazsjellësit “Rryma Ballkanike”. Projektet janë me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për ndërlidhjen e infrastrukturës së Bullgarisë me atë të Serbisë dhe për konektivitetin e Ballkanit me Evropën.

Kryeministri do të mirëpresë mysafirin në aeroportin e Sofjes dhe ata do të diskutojnë  zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Theksi i bisedimeve do të jetë perspektiva evropiane e Serbisë. Kryeministri Bojko Borisov deklaroi se pas disa ditësh pritet dhe vizita e Kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis. 


Më shumë nga rubrika

Bullgaria po punon për korrigjimin e gabimeve në fushën e ekologjisë

Bullgaria po punon për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian të lidhura me procedura penale në fushën e mjedisit, bëri të ditur Ministria e Mjedisit. Gjatë 2007-ës Sofja përcaktoi zonat e mbrojtura, por ende nuk janë lëshuar akte për 207..

botuar më 20-07-02 7.30.MD

Një investitor çek pronësoi pjesë në Bankën e Parë të Investimeve

Valea Foundation e sipërmarrësit çek Karel Komarek u përfshi në rritjen e kapitalit të Bankës së Parë të Investimeve – Fibank. Fondi u bë pronar i 7,9% prej aksioneve të bankës private bullgare. Banka Bullgare për Zhvillim bleu pak më shumë se 18%...

botuar më 20-07-02 6.48.MD

E befasishme për Eurostat: papunësia në Bullgari ulet

Gjatë majit 2020 papunësia në BE ritet më ngadaltë sesa pritej, ndërkohë në Bullgari ka rënie të befasueshme, informoi Eurostat. Papunësia në BE gjatë majit është 6,7% në krahasim me prillin – 6,6%. Për Bullgarinë të dhënat e Eurostatit tregojnë..

botuar më 20-07-02 5.49.MD