Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nderojmë kujtimin dhe veprën e shenjtorëve Konstantin dhe Elena

Foto: arkiv

Më 21 maj Kisha Ortodokse nderon kujtimin e apostujve të shenjtë mbreti Konstantini i Madh dhe mbretëresha Elena. Tek ne kjo ditë është festë e dhjetëra tempujve dhe kishave të cilat mbajnë emrin e shenjtorëve - kisha shkëmbore në rezervatin Jajllata, manastiri i njohur në afërsi të Varnës, kisha të lashta të ndërtuara gjatë shekujve në qytetet Plovdiv, Veliko Tërnovo , Sofja e të tjera.

Konstantini (280-337) është djali i perandorit Konstancij Hlor dhe i Elenës (250-330), e cila sipas disa burimeve është vajza e një hanxhiu. Pas vdekjes së Konstancijt, djali i tij Konstantin trashëgon Britaninë, Galinë dhe provinca të tjera romake. Mbretëron në Romë dhe në Bizant, duke vendosur një kryeqytet të ri të krishterë-Kostandinopojë. Që nga vet fillimi i mbretërimit të tij, sa u përket të krishterëve i është përmbajtur politikës për paqe, sepse i ka vlerësuar si nënshtetas të zellshëm dhe besnik.Gjatë vitit 313, përmes Ediktit Mediolan, të botuar nga Licinij dhe Konstantini i Madh, krishterimi është shpallur  i barabartë me fetë e tjera. Zhduken persekutimet kundër të krishterëve, rinovohet prona e konfiskuar e kishës.

Nuk dihet me saktësi se pikërisht nga kush e pranon Konstantini krishterimin, por relativisht vonë - në moshën mbi 40 vjeçare ai shpallet i krishterë. Konstantini mbetet në histori si perandori i parë i krishterë romak, i cili pohon dhe afirmon me zell frymën e krishterimit në të gjithë Perandorinë Romake.

Duke u shpallur kundër herezisë së Ariusit, ai gjithashtu ka mbledhur dhe Këshillin e Parë Ekumenik në vitin 325. Sipas disa burimeve, Konstantini ka dërguar në Jerusalem nënën e tij të devotshme Elena, e cila tanimë ka qenë në moshën 80 vjeçare, me misionin të kërkojë relikte të krishtera në qytetin e shkatërruar. Sipas legjendës, Elena ka treguar vendin në të cilin janë zbuluar tri kryqe, mes të cilave Kryqi i Shenjtë mbi të cilin u kryqëzua Krishti. Në bazë të rekomandimeve dhe me ndihmën financiare të Elenës janë ndërtuar disa kisha - në Betlem, në Malin e Ullinjve e të tjera.  Veprimtarinë e Shën Elenës e nderojnë dhe adhurojnë  dhe kishat katolike.

Në Bullgari më 21 maj  festojnë që të gjithë të cilët mbajnë emrat Konstantin, Elena, Ellka, Elenko, Lena, Lenka, Lenko, Kostadin, Kostadinka, Dinko e të tjera.Me ikonën e shenjtorëve nëduar vallëzojnë mbi prush nestinarët /valltarët/e krahinës së Stranxhës, pavarësisht se kisha asnjëherë nuk e ka pranuar këtë traditë. Sipas traditës “riti i zjarrtë” zhvillohet më 3 qershor, kur sipas stilit të vjetër është festa e apostujve të Shenjtë Konstantin dhe Elena.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Prof. Nikollaj Ovçarov në qytetin e gurtë Perperikon

Zbuluan një kompleks monumental peshkopal në Perperikon

Vera arkeologjike në Perperikon (Bullgari Jugore) filloi me zbulimin e një kompleksi peshkopal. Objekti daton nga shekujt V-VI dhe ndodhet në shpatën jugore të qytetit guror. Tashmë janë gjetur dhe sendet e para në të, bëri të ditur udhëheqësi i..

botuar më 20-07-03 10.23.PD

Për bullgarët në Shqipëri – nga pikëpamja e historisë dhe jo vetëm

Në vitin 1948 Bullgaria refuzoi të dërgojë mësues për komunitetin bullgar në Shqipëri, i cili në atë kohë i është nënshtruar maqedonizimit. Për këtë fakt dhe për fakte të tjer a pak të n johura tregon prof. asoc . Spas Tashev në..

botuar më 20-07-01 10.33.PD
Foto: @BulgarianArchives

Agjencia Shtetërore “Arkiva” prezanton 47 ekspozita digjitale

Gjatë këtij viti Agjencia Shtetërore “Arkiva” nuk hapi sallën e ekspozitave për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Arkivave. Gjendja e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit është një   shans të bëjmë një shëtitje virtuale në të kaluarën...

botuar më 20-06-11 4.28.MD