Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vdiq këngëtarja e madhe e këngëve të malit të Rodopeve Hristina Ljutova

Hristina Ljutova
Foto: Facebook/ Христина Лютова

Këtë njoftoi vajza e saj : ”Sot në mëngjes (12 maj) pushoi së rrahuri zemra e nënës sime...12 ditë përpara se të mbushë moshën hijerëndë 80 vjeç”

Hristina Ljutova ka lindur më 24 maj 1940 në qytetin Smoljan. Si nxënëse me shumë sukses ka kënduar këngë moderne për atë kohë, kurse vendimi të merret në mënyrë profesionale me muzikë popullore ka ardhur mjaft më vonë. Gjatë vitit 1962 ajo hyri në Ansamblin “Rodopa” në qytetin e saj të lindjes dhe në këtë mënyrë kënga e malit të Rodopeve u bë fati i saj dhe frymëzimi i saj.

30 vjet Hristina Ljutova ishte mes solisteve të ansamblit të qytetit Smoljan, por kjo fare nuk është kontributi i saj i madh në rikrijimin skenik të folklorit të krahinës së saj malore. Prej burimeve të ndryshme, kryesisht prej më të moshuarve, ajo ka mbledhur dhe ka ruajtur mbi 400 këngë të paçmuara. Një pjesë prej tyre ndodhen në Fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Zëri i saj i bukur, i plotë dhe tepër i pasur (alt) ka tingëlluar në Francë, Kubë, Holandë, Rusi, Greqi, Kore, Gjermani, Hungari dhe vende të tjera, ku ka qenë për vizitë si këngëtare e  korit popullor “Zërat e mëdhenj bullgarë” me dirigjent Zdravko Mihajllov. Adhurues të shumtë mblodhi dhe trioja “Rodopeja” ku ajo këndonte bashkë me vajzën e saj Marijana Pavllova.

Gjatë viteve të fundit këngëtarja e njohur jetonte tek vajza e saj në Londër. Për shëndetin e saj janë kujdesur mjekë të mirë, tregon Marjana, kurse për Hristina Ljutova thotë se ka ruajtur mençurinë dhe forcën e shpirtit të saj.

Përkulemi para saj!


Më shumë nga rubrika

Me muzikë dhe sport kundër agresionit

Të provokojë vëmendjen e njerëzve të rinj dhe të publikut bullgar drejt parandalimit të agresionit - ky është qëllimi i projektit të Fondacionit “Preke Ylberin” dhe të Ministrisë së Rinisë dhe të Sportit, nisur në fillim të vitit shkollor. Nën emërtimin..

botuar më 20-09-17 4.08.MD

Pikë BG - këngë për dashuri dhe rebelim

“Pikë BG është një projekt akustik për këngë të reja të qytetit ( “këngët e qytetit” është një gjini muzikore e përhapur në Bullgari në fillim të shekullit XX) - në këtë mënyrë e përcaktojnë veten e vet katër themeluesit dhe autorë në grup Todor..

botuar më 20-09-09 11.09.PD

Sonya Yoncheva me kthim të shumëpritur në qytetin e saj të lindjes Plovdiv

Lajmet e mira, të lidhura me shfaqjet e ndryshme të muzikantëve elitar bullgarë tek ne po vazhdojnë të mbërrijnë pavarësisht nga pandemia dhe nga protestat politike. Le të rikujtojmë dy prej tyre. Koncerti emocionues i Krasimira Stojanovës, me të..

botuar më 20-08-25 11.56.PD