Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vesko Panteleev Eshkenazi nga shtëpia e tij në Amsterdam

Le të ruajmë shpresën për kohën e mirë që e presim në të ardhmen...

Foto: Alexander Bogdan Thompson

Koncertmjeshtri shumëvjeçar i Amsterdam Concertgebouw , violinisti bullgar Vesko Panteleev Eshkenazi (Eschkenazy) vazhdimisht befason adhuruesit e muzikës së mirë në rrjetet sociale. Gjatë marsit ai duhej të organizonte një koncert të madh me rastin e përvjetorit të vet të 50-të, përgatiste dhe turneun e vet jubilar në dhjetë qytete bullgare, janë planifikuar dhe koncertet e tij gjatë vjeshtës në qytetet Pleven, Dobriç, Pllovdiv dhe Stara Zagora. Filarmonia e qytetit Pleven me dirigjent Martin Panteleev (vëllai i tij), aktorja Kojna Ruseva, interpretuesit Ljudmill Angellov, Dani Milev, Ljusi Djaovska, Adriana Nikollova- Peçenkata, bajanisti rus Rudik Yakhin ishin (dhe vazhdojnë të jenë) të përzier në këtë festë. Janë shpallur data të reja, por nuk do t’i njoftojmë, sepse ende nuk dihet se kur do të kthehemi tek ritmi i zakonshëm i jetës sonë.

„Kjo është një kohë, në të cilën asgjë nuk është në duart tona, nuk mund të marrim vendime, vetëm duhet të tregojmë durim në këtë situatë dhe durim ndaj njëri-tjetri” – pohon Vesko Eshkenazi.“Në këtë kohë është me rëndësi të madhe të tregojmë respekt ndaj njëri-tjetrit, të pranojmë dhe të dëgjojmë mendim e të tjerëve dhe të jemi sa më afër të tjerëve. Mendoj se kjo është “esenca” e momentit. Si të gjithë njerëzit e tjerë në botë, unë respektoj këshillat dhe kërkesat e autoriteteve dhe pres çastin, kur do të shohim dritën në tunel”.

Tani kam shpresë për zhvillimin pozitiv të pandemisë. Këtu presim ndryshime në fund të muajit dhe po mendohet për lehtësimin e masave kufizuese hap pas hapi – shkollat, bizneset e vogla e kështu me radhë. Sallat e koncerteve do të jenë hapësirat që do të hapin dyert e tyre më në fund në të gjithë botën. Shtyva aq shumë angazhime dhe koncerte (duke përfshirë këtu dhe turneun tim jubilar në Bullgari). Do ta realizoj në kohë më të mirë, kur përsëri do të mund të qëndrojmë bashkë në sallat e këtyre qyteteve bullgare. Janë shitur të gjitha biletat dhe për koncertin tim në sallën e parë të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Tani më mbetet vetëm të pres duke shpresuar se koha që po vjen është e mirë!

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Më shumë nga rubrika

“Orenda” – një kor i vogël bullgar në Paris

I krijuar në Paris, grupi interpreton këngë popullore bullgare me orkestrim të kompozitorëve tanë të njohur, si dhe këngë ortodokse. Drejtuese është Stefka Miteva – këngëtare, autore e këngëve dhe e aranzhimeve, mësuese në lëndën e muzikës dhe të teorisë..

rinovuar më 20-05-25 8.17.PD

Këngë për alfabetin bullgar

Në vigjilje të festës më të ndritshme bullgare – 24 maj, Dita e Alfabetit Sllav dhe Kulturës Bullgare, ju propozojmë të dëgjoni një këngë të bukur kushtuar alfabetit bullgar – “Këngë e vogël për alfabetin”. Ajo është pjesë e projektit për mësimin e..

botuar më 20-05-23 7.05.PD
Hristina Ljutova

Vdiq këngëtarja e madhe e këngëve të malit të Rodopeve Hristina Ljutova

Këtë njoftoi vajza e saj : ”Sot në mëngjes (12 maj) pushoi së rrahuri zemra e nënës sime...12 ditë përpara se të mbushë moshën hijerëndë 80 vjeç” .  Hristina Ljutova ka lindur më 24 maj 1940 në qytetin Smoljan. Si nxënëse me shumë sukses ka..

botuar më 20-05-12 3.14.MD