Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita 33

Foto: BTA

Masa të jashtëzakonshme gjatë kremtimit të Pashkëve për shkak të Covid-19

Shërbesat në Pashkët do të zhvillohen jashtë kishave. Priftërinjtë do të mbajnë mjete mbrojtjes personale. “U bëj thirrje bullgarëve që të mos shkojnë tani në kishë. Le të shkojnë atje vetëm ata, të cilët kanë nevojë jashtëzakonisht të madhe për të vizituar kishat”, tha Kryeministri Bojko Borisov pas takimit me Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare. Zjarri i pashkëve nuk do të sillet nga Jerusalemi. Nuk do të ketë degëza të bekuara të shelgut në Të Dielën e Dafinave. Këto vendime janë marrë nga Kryeministri dhe Sinodi për të kremtet gjatë javëve të ardhshme për shkak të përhapjes së koronavirust. Mjetet të cilët parashikohen për fluturimet e avijonit qeveritar deri në Jerusalem do të riorientohen për luftimin e koronavirusit dhe përhapjes së tij, propozon Sinodi.

Të regjistruarit me koronavirus në Bullgari janë 618

618 janë rastet e konfirmuara të Covid-19 në Bullgari, njoftoi në brifingun pas dite më 9 prill Shtabi Operativ Kombëtar. U regjistruan 7 raste të reja. 230 nga pacientët janë në spital. 32 nga infektuarit janë në repartet intensive. 347 prej të regjistruarve me koronavirus janë burra, gratë janë 271. Mosha mesatare e bullgarëve me Covid-19 është 48 vjeç. Nuk ka të dhëna për raste të reja të vdekjes nga koronavirus.

Brenda 15 ditëve të ardhshme presim kulmin e Covid-19 në Bullgari

Kryeministri Bojko Borisov tha se kulmin e përhapjes së koronavirusit në Bullgari mund ta arrijmë pas 10-15 ditësh. Tani duhet të tregojmë se jemi një komb i disiplinuar. Në se në festat e Pashkëve (18-20 prill) tregojmë vetëdisiplinë, do të mund të heqim ndalimin për vizita në parqe dhe në male. Kështu më në fund njerëzit do të mund të marrin frymë, shtoi Kryeministri. Sipas zhvillimit të situatës janë hartuar 3 variante për paradën e rregullt të ushtrisë bullgare më 6 maj – Ditën e Shën Gjergjit, komentoi Borisovi.

Situata me Covid-19 nuk do të përmirësohet papritmas

Pas datës 13 maj situata nuk do të përmirësohet papritmas. Muaj të tërë me radhë duhet të respektohen masa të rrepta të izolimit dhe të vëmendjes kur udhëtojmë dhe hyjmë në dyqanet dhe të evitohet grumbullimi i njerëzve. Në mesin ose deri në fund të majit do të arrijmë kulmin e epidemisë, kur do të krijohet ndonjë imunitet fillestar kolektiv. Këtë e tha para Radios Kombëtare Bullgare mjeku imunolog akademik doktor Bogdan Petrunov – ish drejtor i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe Parazitë.

Është herët të shpresohet imuniteti kolektiv kundër Covid-19

U testuan 1016 policë në moshë mesatare 39 vjeç. Prej tyre 7 kanë antitrupa (një grua dhe gjashtë burra), 2 janë të infektuar,1007 janë me rezultat negativ. Këtë e njoftoi shefi i Shtabit Operativ gjeneral Mutafçijski në brifingun mëngjesor më 9 prill. Rezultatet tregojnë se akoma në vend virusi nuk përhapet aktivisht, komentoi kryeinspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev. Sipas tij është herët të shpresohet një imunitet në masë si dhe për kufizimin e masave të ndërmarra për distancë fizike.  

Harta interaktive e “korridoreve të gjelbra” në Bullgari

Në sajtin e Agjencisë Rrugore është publikuar harta interaktive e “korridoreve të gjelbra” për trafik transiti të mallrave në territorin e Bullgarisë. Ajo përmban informacione të dobishme për zonat për pushim dhe gjërat me të ilat ato disponojnë. Harta ndodhet në sektorin “Korridore të Gjelbra” të sajteve на www.api.bg  dhe  www.bgtoll.bg . “Korridoret e gjelbra” i ndjekin itineraret e rrjetit të transportit evropian. Ato lidhin pikat e kontrollit kufitar “Kallotina” me “Kapitan Andreevo” dhe “Kapitan Petko Vojkvoda”, “Ura e Danubit 2” me “Kullata”, “Urra e Danubit” – Ruse me “Kapitan Andreevo” dhe “Kapitan Petko Vojvoda”.

Rivendoset puna normale në spitalet pas festave

Në një takim me Bashkimin e Mjekëve Bullgarë u diskutua krijimi i të ashtuquajturve “korridore të gjelbra” në spitalet pas Pashkëve. Nuk dihet sa kohë do të luftojmë me koronavirusin dhe spitalet duhet të kenë mundësi për ndihmë të përgjithshme të çdo shtetasi bullgar”, tha shefi i Shtabit Operativ Kombëtar, gjeneral Mutafçijski.

¾ prej bullgarëve miratojnë veprimet e autoriteteve në situatën e krizës

77% prej bullgarëve mendojnë se qeveria e menaxhon mirë krizën me Covid-19. Mendim të kundërt kanë 22%, tregojnë të dhënat e mbledhura nga “Gallup International” më 6 dhe 7 prill. Para një muaji 60% prej të anketuarve ishin të mendimit se qeveria punon në mënyrë adekuate, kurse 37% nuk ishin dakord me masat kundër përhapjes së koronavirusit. 22% pohojnë se kanë humbur të ardhurat e tyre. 14% përkohësisht nuk janë në vendet e tyre të punës. 8% punojnë me orar të shkurtuar të punës. 9% janë ata që kanë humbur punën e vet. Para një jave përqindja e tyre ishte 3%. Në fillim të gjendjes së jashtëzakonshme 62% prej njerëzve kanë pasur frikë nga virusi, kurse sot këta njerëz janë 69%. 27% nuk shqetësohen, kurse 55% mendojnë se rreziku është i ekzagjeruar.

Më të prekur nga kriza janë turoperatorët që organizojnë ekskursione jashtë shtetit

Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova bëri të ditur se për periudhën nga 13 marsi deri në 1 qershor rreth 300 000 bullgarë kanë bërë rezervime për udhëtime jashtë shtetit, gjë që tregon përmasat e krizës në sferën e turizmit. Sipas studimeve punonjësit e gjysmës së turoperatorëve në vend janë me leje pa pagesë, ose me pagesë. Disa të tjerë kanë në plan të pushojnë nëpunësit e vet, në qoftë se kriza vazhdon. Vetëm 10 për qind kanë ruajtur një pjesë të madhe të punonjësve të vet, theksoi Ministrja e Turizmit dhe përsëri shprehu shpresë që sivjet Bullgaria të ketë stinë të vonshme turistike verore.
 
Banka botërore prognozon recesion në Bullgari këtë vit dhe rritje mot

Sipas prognozës ekonomike pranverore në Bankës Botërore për Evropën dhe për Azinë Qendrore, ekonomia bullgare gjatë vitit 2020 do të hyjë në recesion për shkak të efekteve të pandemisë së Covid-19 mbi eksportin dhe shkëmbimin e brendshëm. Pritet se rënia e produktit të brendshëm bruto do të arrijë 3,7% gjatë këtij viti. Prognoza për 2021 parashikon për vendin tonë rritje 3,9%. Banka rekomandon fort zbatimin e masave në përkrahje të grupeve dhe sektorëve, të cilët do të kenë një rol vendimtar për rimëkëmbjen ekonomike dhe për ruajtjen e nivelit të zakonshëm të punësisë

Bullgaria shfrytëzon potencialin e vet shkencor kundër Covid-19

Bullgaria kërkon mundësi për të rimëkëmbur një institut i specializuar në prodhimin e testeve, i cili u mbyll në vitin 2001. Kryeministri Bojko Borisov në një brifing tha se ky institut ishte ndër tre më të mirat në botë. Vaksinë bullgare kundër koronavirusit po kërkohet në Institutin e Mikrobiologjisë të Akademisë Bullgare të Shkencave. Projekti financohet pjesërisht nga Instituti “Pastjor” në Paris, por është në një fazë të hershme dhe  larg provave klinike. Këtë e tha docentja doktore Penka Petrova, drejtoreshë e institutit.

Kryqi i Kuq i Rinisë Bullgare ka nevojë për studentë të mjekësisë, të cilët të punojnë si vullnetarë në luftimin e Covid-19

Kryqi i Kuq i Rinisë Bullgare bëri të ditur se me iniciativë të Ministrisë së Shëndetësisë fillon fushatë për regjistrimin e studentëve të mjekësisë si vullnetarë në luftimin e pandemisë së Covid-19. Pritet që kjo të rritë nivelin e gatishmërisë në rast të vështirësimit të gjendjes epidemiologjike. Fushata është përkrahur nga Përfaqësia Kombëtare e Këshillave të Studentëve dhe nga Asociacioni i Studentëve të Mjekësisë në Bullgari.
 
Mjekët dhe vullnetarët bullgarë tregojnë një forcë të madhe

Ambasadorja amerikane në Bullgari Hero Mustafa përshëndeti mjekët dhe vullnetarët bullgarë të cilët tregojnë forcë dhe qëndrueshmëri në këtë situatë të vështirë.  Iniciativa e Ambasadës së SHBA-së në Bullgari, Fondacionit “Amerika për Bullgarinë, Dhomës Tregtare Amerikane dhe Forumit dhurues Fond “Të bashkuar kundër Covid-19” mblodhi 800 mijë leva, 400 mijë euro, për luftimin e krizës. Ato para do të jepen spitale, vatra të kulturës, organizata civile, ndërmarrje sociale në mbarë vendin.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Redaktor: Elena Karkallanova dhe zyra informative e Radio Bullgarisë

Më shumë nga rubrika

Mbi 300 mijë euro për Manastirin e Rilës pas vizitës së Kryeministrit në të

Qeveria do të sigurojë 600 mijë leva ( rreth 307 mijë euro) për punime të restaurimit dhe mirëmbajtjes të Manastirit të Rilës, i cili është ndër monumentet arkitekturore më të mëdha të Bullgarisë. Këtë e tha Kryeministri Borisov pasi vizitoi manastirin..

botuar më 20-06-02 3.12.MD

Mbi 5 mijë veta kanë përdorur kreditë pa interesa për shkak të Covid-19

Rreth 2199 euro është vlera mesatare e kredive pa interesa, të tërhequra nga personat fizikë, të cilët ndodhen në situatë të vështirë për shkak të epidemisë së koronavirusit. Këtë e bëri të ditur Banka Bullgare për Zhvillim. Programi përkrah..

botuar më 20-06-02 3.01.MD

Pandemia shtyri programin për kthimin e bullgarëve nga jashtë

Për shkak të pandemisë së Covid-19 programi operativ “Zhvillimi i Resurseve Njerëzore” shtyn aplikimet për vitin 2021 për masat inkurajuese për kthimin në Bullgari me qëllim të gjejnë punë dhe të vazhdojnë të jetojnë tek ne. 5 miliona eurot e..

botuar më 20-06-02 2.31.MD