Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 32-të

Foto: БТА

Rritje e vogël e numrit të të infektuarve me Covid-19 në Bullgari

Gjatë ditës së sotme janë pohuar akoma 12 raste të reja të koronavirusit – 7 në Sofje, 3 në Kjustendill (Bullgari Jugperëndimore) dhe 2 në Smoljan (Bullgari Jugore). Kështu numri i të prekurve në Bullgari bëhet 593, tregojnë të dhënat e Shtabit operativ kombëtar për kundërvënien e virusit të ri. 233 veta po ndodhen në spitale me diagnozë Covid-19, 27 janë në reparte të mjekimit intensiv, 32 janë nëpunësit mjekësorë të infektuar. Viktimat e virusit janë 24.

Fillon testimi masiv për Covid-19 i njerëzve në Bansko

1 mijë banorët e qytetit Bansko (Bullgari Jugperëndimore) të cilët ishin nën karantinë 14-ditore, do të testohen për Covid-19, shpalli Kryeministri Bojko Borisov. Qëllimi është të zbulohet sa banorë tashmë kanë imunitet ndaj virusit. Kryeministri shpjegoi se aktualsiht kryetarët e bashkive përpiqen të hartojnë plane dhe skema, të cilat do të mundësojnë shëtitjet e njerëzve në parqe dhe në male. Por shpjegoi se Shtabi operativ kombëtar për kundërvënien e koronavirusit është “kategorikisht kundër” kësaj mundësie, sidomos duke folur për fëmijë të vegjël.

Testojnë për Covid-19 ekipet e Ndihmës Urgjente Mjekësore në Sofje

Filloi testimi për Covid-19 të ekipeve të Ndihmës Urgjente Mjekësore në qytetin e Sofjes dhe në Rrethin e Sofjes. Njerëzit me këtë profesion janë më të rrezikuar nga koronavirusi, sepse komunikojnë drejtpërsëdrejti me të sëmurët. Para disa ditësh 8 nëpunës të Ndihmës Urgjente Mjekësore ishin diagnostikuar me këtë sëmundje.

Masa suplementare të sigurisë në metronë e kryeqytetit

Kamera për video-regjistrim do të kontrollojnë sjelljen e udhëtarëve sa u përket masave të shpallura kundër epidemisë së Covid-19, tha për BNR inxhi. Stojan Bratoev, drejtori ekzekutiv i kompanisë “Metropoliten”. Do të përdoret sinjalizim me zë në hapësirat e metrosë. Çdo ditë në to zhvillohet dezinfektim. Udhëtarët janë 5-6 herë më pak se zakonisht – për ditë udhëtojnë 50-60 mijë veta, duke pasur parasysh se fluksi normal ditor është 300-350 mijë.

62 mijë të papunë për shkak të koronavirusit

Nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari për shkak të koronavirusit në Zyrat e Punësimit janë regjistruar 61 644 të papunë, tha  Ministrja e punës dhe politikës sociale Denica Saçeva. Në këtë shifër hyjnë bullgarët që kanë humbur punën e tyre në Bullgari dhe ata, të cilët janë kthyer nga jashtë. Gjatë periudhës në fjalë pagesë të papunësisë kanë kërkuar 32 mijë veta, kurse 9 830 kanë gjetur punë.

Shteti do të kompensojë sferën e kulturës për dëmet nga epidemia

Teatrot shtetërore, operistike dhe institucionet që organizojnë koncerte do të marrin subvencionim për të paguar pagat dhe kontributet e sigurimit të nëpunësve të tyre. Kjo ndihmë mund të jepet jo më shumë se 6 muaj, duke llogaritur nga 13 marsi 2020, kur ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të epidemisë me koronavirus. Subvencionimi do të ndërpritet atëherë kur arrihet niveli i të ardhurave prej biletave për periudhën analogjike të vitit të kaluar, vendosi qeveria.

Para nga fondet evropiane do të përdoren në luftën kundër koronavirusit

Programi operativ “Regjionet në rritje 2014-2020” do të sigurojë rreth 20 mln. euro – mjete evropiane dhe kombëtare, për të ndihmuar spitalet në Bullgari në mënyrë që ato të jenë më të përgatitura në situatën e krijuar që nuk ka analog në histori. Këtë e njoftoi zyra qeveritare për shtyp. Paratë do të përdoren për blerjen e inhalatorëve dhe respiratorëve, për blerjen e medikamenteve, testeve,veshjeve mbrojtëse dhe mjeteve për mbrojtje personale

Kryqi i Kuq siguron ushqime për njerëzit në nevojë

Më se 1 mijë banorë të Sofjes do të marrin pako individuale me 16 lloje produktesh ushqimore. Pakot janë kryesisht për njerëz të moshuar mbi 65 vjeç që jetojnë veçmas dhe pa të afërm dhe janë në listat e Agjencisë për Ndihmë Sociale. Ndihma sigurohet në kuadrin e Programit Operativ për Ushqimet financuar nga Fondi i Ndihmës Evropiane për personat në nevojë.

7 procedime gjyqësore dhe 37 të prokurorisë për mosrespektimin e karantinës në Sofje

Mbi 4100 kontrollime janë bërë nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Rrethit të Sofjes, informuan nga Prokuroria e Rrethit të Sofjes. Përveç 1327 vetave që ndodhen nën karantinë, janë kontrolluar dhe 2700 objekte tregtare dhe janë vendosur gjoba për shkelje administrative të lidhura me masat kundër epidemisë.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Diana Cankova dhe ekipi i lajmeve

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Më shumë nga rubrika

Dobromir Ivanov, Kryetari i Asociacionit Bullgar të Startupeve

Kompania e parë bullgare me aktive mbi 1 mlrd euro do të jetë startup

Ne si komunitet qëllojmë që brenda 3 apo 5 vjetësh të kemi kompanitë e para me vlerësim mbi një miliard euro. Kjo do të na vendosë në hartën botërore për tërheqjen e më shumë investimeve, tha për BNR Dobromir Ivanov – Kryetari i Asociacionit Bullgar të..

botuar më 20-06-02 1.11.MD
Nasko Sirakov

Futbollisti Nasko Sirakov është pronari i ri i Klubit “Levski”

Gol mjeshtri më i mirë në historinë e Klubit Futbollistik “Levski” Nasko Sirakov u bë pronari i ri mazhoritar i klubit. Pronari i deritanishëm formal Georgi Popov dhe biznesmeni Vasill Bozhkov, të cilët fshihen nga drejtësia bullgare në Dubaj pas..

botuar më 20-06-02 12.09.MD

Kryeministri shprehu nderime ndaj viktimave për lirinë e Bullgarisë

Përulje para sakrificës së Botevit dhe të të vdekurve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë! Paqja, të drejtat e njeriu, mirëkuptimi mbrohen çdo ditë me vepra. Të krenohemi me paraardhësit tanë dhe të ndjekim rrugën evropiane të cilën na treguan! Këtë e..

botuar më 20-06-02 11.47.PD