Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

COVID-19 në Bullgari: Dita e 29

Foto: EPA/BGNES

Po rritet numri i të infektuarve dhe viktimave, krahas kësaj rritet edhe nevoja për teste të sigurta

Nga data 28 janar deri më 5 prill janë bërë 15 899 teste për COVID-19 në laboratorët bullgarë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Pritet që nga data 6 prill të fillojnë punë akoma dy sektorë të specializuar në Sofje dhe kështu numri i përgjithshëm i laboratorëve zyrtarë në vend do të bëhet 9. Pas disa ditësh koronavirusi i ri do të mund të analizohet edhe në Plovdiv dhe Pleven.

Sipas të dhënave të Shtabit Operativ Kombëtar deri në orën 17.00 të 5 prillit rastet e ripohuara të koronavirusit në vend janë 531. Gjatë ditës kanë rezultuar me teste pozitive akoma 9 veta – 5 prej tyre janë në Sofje, ka nga një në Smoljan, Bllagoevgrad, Stara Zagora dhe Haskovo. Laboratorët po vazhdojnë të punojnë, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Numri i të vdekurve tashmë është 20. Viktimat e reja janë dy paciente në spitalin “Pirogov” në moshën 75 dhe 60 vjeç, të cilat kanë vuajtur nga sëmundje kronike.

Deri tani ka 37 të shëruar, të cilët kanë ikur nga spitali.

Bullgarë të bllokuar në Itali

82 shtetas bullgarë janë bllokuar në Itali dhe presin që të transportohen nga Italia. 12 prej tyre ndodhen në një anije në portin italian Piombino. Një prej bullgarëve është me rezultat pozitiv për koronavirus, tha para BNR-së muzikanti Atanas Llovçinov, i cili gjithashtu punon në anije. Ambasada bullgare në Romë po diskuton me autoritetet italiane rendin e evakuimit të bullgarëve.

Në kushtet e krizës transporti tokësor është pa alternativë

Transporti i mallrave punon maksimalisht, si një strukturë e domosdoshme për zhvillimin e ekonomisë, tha para BNR-së Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov. Është e dukshme se transporti tokësor nuk ka alternativë. Transporti i udhëtarëve, sidomos ai ndërkombëtar është i ngrirë. Ulja në aviacion është 80 për qind. Shteti është i detyruar të kujdeset për transportin hekurudhor, që të garantohet ky shërbim. Transportimi i udhëtarëve në vendbanime po vazhdon, por është i kufizuar. E dëgjojmë zërin e njerëzve dhe në varësi të peshës së pasojave do të ndërmarrim masa simetrike, nënvizoi Ministri.

Është herët që Bullgaria të kërkojë ndihmë financiare nga FMN-ja

Me dy mlrd euro do të rritet vëllimi i programit global të obligacioneve, vendosën deputetët nga Komisioni për Buxhetin në Parlament gjatë leximit të dytë të projektligjit për aktualizimin e buxhetit. Limiti i borxhit të ri shtetëror gjatë tërë vitit 2020 do të jetë 10 mlrd leva, siç u propozua nga qeveria.

Është parashikuar deficit buxhetor 1.7 mlrd euro. Eliminohet mundësia e kreditimit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Tashmë është kërkuar ndihmë nga Banka Evropiane e Investimeve, nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës. Është angazhuar gjithashtu resurs nga fondet e BE-së, tha Ministri i Financave Vlladisllav Goranov. Përveç pagimit të 60% të pagave të punonjësve gjatë krizave, sipas së ashtuquajturës masë “60/40”, shteti do të paguajë edhe kontributet e detyrueshme të sigurimеvе shoqërorе, që të ruajë vendet e punës të punonjësve që kanë mbetur pa punë.

Deri në qershor do të rishqyrtohen marrëveshjet e kredive

Do të ketë marrëveshje të reja me bankat për zgjatjen e afateve të shlyerjes së kredive, vuri në dukje para BNR-së Petër Andronov – shefi i Asociacionit të Bankave në Bullgari. Zgjatja e afateve të pagimit u përket të gjitha kredive në vend. Qytetarët dhe firmat, të cilët nuk janë prekur nga kriza, do të vazhdojnë të paguajnë kreditë e tyre. Afati i rishqyrtimit të kontratave të reja do të jetë deri në fund të qershorit. Andronov u bëri thirrje klientëve që të mos shpejtojnë, por së pari të konsultohen, t’i ndjekin udhëzimet dhe ta zgjedhin momentin më të përshtatshëm të lidhjes së kontratës së re.

Ushtria mund të përfshihet në luftimin e COVID-19

Roli i ushtrisë bullgare në kushtet e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit është i qartë. Ne duhet të jemi në ndihmë të Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila është në linjën e parë. Mund të shkojmë në kufi dhe të ndihmojmë në kufizimin e lëvizjes dhe këto janë disa prej mundësive tona, vuri në dukje para BNR-së shefi i mbrojtjes admirali Emill Eftimov.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë

Përpiloi: Ivo Ivanov, Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

1206 veta në Bullgari janë shëruar nga Covid-19

22 janë rastet e reja të regjistruara të Covid-19 në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit pas 1347 testeve të zhvilluara me PCR. Bashkë me to numri total i rasteve të ripohuara arriti 2560 veta, bëri të ditur Shtabi Operativ Kombëtar. Nga rastet e..

botuar më 20-06-03 8.44.PD

Takim i parë i qeverisë pas pandemisë në godinën e Këshillit të Ministrave

Që nga sot mbledhjet e qeverisë bullgare përsëri do të zhvillohen në godinën e Këshillit të Ministrave. Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme më 13 mars ministrat kishin mbledhje në distancë me video-lidhje.

botuar më 20-06-03 8.01.PD

Anglishtja është lënda mësimore që preferohet më shumë nga nxënësit për provimet shtetërore

Mbi 37 mijë nxënës bullgarë në klasën e 12 japin sot provimin e detyrueshëm shtetëror mbi lëndë mësimore të preferuar prej tyre. Për vitin e radhës më shumë prej tyre (afro 12 000) kanë preferuar gjuhën angleze. Pas saj janë biologjia dhe..

botuar më 20-06-03 7.36.PD