Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deri tani në Bullgari janë bërë afro 16 000 teste për COVID-19

Gjen. prof. Mutafçijski
Foto: BGNES

Nga data 28 janar deri më 5 prill janë bërë 15 899 teste për COVID-19 në laboratorët bullgarë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Pritet që nga data 6 prill të fillojnë punë akoma dy laboratorë të rinj në Sofje dhe kështu numri i përgjithshëm i laboratorëve zyrtarë në vend do të bëhet 9. Presim rritje të numrit të të infektuarve. Duhet të testohen të gjithë të sëmurët me pneumoni dhe personeli mjekësor. Tani për tani pritja për 2-3% vdekshmëri nga koronavirusi nuk u justifikua. Në Evropë ajo arriti 5%, tha gjen. prof. Vencisllav Mutafçijski – shefi i Shtabit Operativ Kombëtar. Distanca fizike dhe izolimi janë mënyra e vetme për evitimin e infektimit, nënvizoi gjen. Mutafçijski.

Më shumë nga rubrika

Lehtësim i ri i masave kundërepidemike

Që nga data 1 qershor në Bullgari lejohen vizitat në ambientet e mbyllura të restoranteve, restoranteve të ushqimit të shpejtë, pijetoreve, kafeneve, ëmbëltoreve. Lejohet gjithashtu përdorimi i pajisjeve sportive dhe i atyre për fëmijë në..

botuar më 20-06-01 10.30.PD
Plazhi në vendpushimin

Filloi stina e re verore turistike në Bullgari

Me startimin e stinës verore turistike më 1 qershor Bullgaria pret turistë nga 29 shtete, bëri të ditur Ministria e Turizmit. Shtetasit e Austrisë, Vendeve të Ulëta, Gjermanisë, Polonisë, Greqisë, Danimarkës, Rumanisë, Estonisë, Sllovakisë,..

botuar më 20-06-01 8.55.PD

Nuk ka të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari janë konstatuar 6 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Tre prej këtyre personave janë hospitalizuar. Ndër të porsainfektuarit nuk ka persona deri në moshën 18 vjeçe. Nuk ka edhe mjekë të infektuar...

botuar më 20-06-01 8.39.PD