Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punëtorët sezonalë do të punojnë në bujqësi në se punëdhënësit sigurojnë paga të larta

Foto: capital.bg

Kriza me koronavirusitn në mbarë Evropën u bë shkak që shumë punëtorë sezonalë bullgarë të kthehen në atdhe. Mirëpo, duke qëndruar para mungesës së zgjedhjes, a do të pajtohen të punojnë në bujqësinë bullgare kundrejt pagave të ulëta?

Është e vështirë për t’i përgjigjur kësaj pyetjeje pas apelit të Komisionit Evropian punëtorët sezonalë në bujqësi “të arrijnë destinacionin e tyre pa vonesë”. Dhe pasi të punësuarit kanë detyra ndaj prodhimtarisë, ata kanë nevojë për garanci për kalimin e lirë të kufijve, mendojnë shtetet anëtare.

Sipas raportit vjetor të lëvizshmërisë së krahut të punës në BE-në, Bullgaria është ndër vendet të cilat kanë më shumë punëtorë në Evropë.

Bullgaria është një nga pesë shtetet donatore të krahut të punës në Evropë, bashkë me Rumaninë, Poloninë, Italinë dhe Portugalinë – tha para Radios Kombëtare Bullgare Atanaska Todorova, kryeeksperte në Konfederatën e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë. – Bullgarët janë krahu i preferuar i punës. Më shumë punëtorë sezonal bujqësorë bullgarë punojnë në Spanjë – 350 mijë, në Gjermani dhe në Angli ka 600 mijë punëtorë gjithsejtë. Bullgarë të punësuar në këtë sektor ka edhe në Francë, Itali, Greqi.”

Të gjitha vendet e lartpërmendura kanë nevojë për krahë të punës nga jashtë. Në rast të kundërt mbledhja e rendimenteve do të jetë nën pikëpyetje. Në se kufijtë hapen shanset që bashkatdhetarët tanë të mbeten të punojnë në serrat dhe fermat bullgare ulen.

“Çështja është se çfarë do të propozojnë punëdhënësit të cilët prej kohe flasin se nuk mjafton krahu i punës në bujqësi – komenton Svetlla Vasilleva, kryetare e Federatës së Sindikatave të Pavarura në bujqësi. – Ata duhet të sigurojnë jo vetëm kushte të shëndetshme dhe të sigurta të punës, por edhe paga të mira. Tani shpërblimi evropian për një orë pune në bujqësi është më i lartë – në Gjermani – 8.50 euro, në Belgjik – 9.80 euro, në Itali – 8.60 euro. Përderisa në Bullgari paguhet 1.90 euro për orë pune.

Edhe nëpunësit e sektorëve të tjerë të cilët humbën punën e tyre jo vetëm tek ne, por edhe jashtë shtetit përbejnë një mundësi për punësim në bujqësinë bullgare.

Bëhet fjalë për një grup të madh njerëzish të cilët do të çlirohen nga puna si rezultat i situatës së jashtëzakonshme në mbarë Evropën – thekson Svetlla Vasilleva.Të gjithë ata do të kenë mundësi të punojnë në bujqësi, sepse në këtë sektor të punësuarit janë më pak.”

Përhapja e koronavirusit shton rrezikun për bujqësinë për shkak të paralizimit të punës së shumë fermave si në vendin tonë, ashtu edhe në Evropë. Kjo mund të  vështirësojë sigurimin e produkteve për tregun e brendshëm dhe të jashtëm, thekson specialistja.

Redaktor: Diana Cankova (intervista e gazetares Marija Kostova nga “Horizont” i RKB)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Importi i krahut të punës nga jashtë mund të shpëtojë bujqësinë bullgare

Kriza e shkaktuar nga koronavirusi, i drejtoi fermerët dhe blegtorët përpara vështirësive, të cilat kërcënojnë mbijetesën e tyre. Fermerët gjithnjë e më vështirë organizojnë procesin e punës në fermat e tyre dhe vuajnë nga mungesa e burimeve..

botuar më 20-05-19 12.10.MD

Akoma nuk ka indikatorë të qartë sa do të ngecë ekonomia

Në mes të pandemisë Covid-19 ekspertët dhe analizuesit ekonomikë paralajmëruan, se bota qëndron para krizës më të rëndë ekonomike e ngjashme me Depresionin e Madh të viteve 30-të të shekullit të kaluar. Sipas parashikimeve të Komisionit Evropian..

botuar më 20-05-19 11.50.PD

Pandemia kërcënon dhe prodhimin e trëndafilave në Bullgari

Muaji maj është një muaj festiv për të gjitha rajonet , në të cilat rritet trëndafili vajdhënës. Kjo mënyrë jetese po provon vështirësi serioze në kushtet e pandemisë. Fermat e trëndafilave tek ne janë të shumta, por sivjet lulet mund të mbeten të..

botuar më 20-05-15 5.29.MD