Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tetë janë rastet e reja me COVID-19 në Sofje, të infektuarit në vend janë 346

Prof. Mutafçijski
Foto: BGNES

Në orën 17.00 më 29 mars Shtabi operativ kombëtar për koronavirusin njoftoi se gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja të koronavirusit në Bullgari dhe të gjithat janë në Sofje. Kështu të prekurit në kryeqytet janë 214, kursë në vend – 346. 125 prej tyre janë hospitalizuar, kurse në repartet e mjekimit intensiv ndodhen 13 veta.

Gjatë ditës së fundit nga spitalet kanë dalë dy persona dhe me ta numri i të shëruarve bëhet 14. Numri i të vdekurve mbetet 8, kurse mosha e tyre mesatare është 66 vjet. Sëmundja ka ecuri të rëndë tek të gjitha grupmoshat .

Lidhur me informacionet për përdorimin e medikamenteve të ndryshme, shefi i shtabit operativ gjeneral major Vencisllav Mutafçijski komentoi se “s’ka të dhëna të sigurta shkencore për ndikimin e ilaçeve të ndryshme mbi pacientët e infektuar. Po zhvillohen tetë analiza klinike sipas informacionit të OBSH-së, por ato do të vazhdojnë 8-10 muaj”.

Po diskutohet masa për lëvizje në kuadrin e qyteteve vetëm me deklaratë, paralajmëroi profesor Mutafçijski. 


Më shumë nga rubrika

Ekaterina Zaharieva

Ka mundësi që nga 15 qershori të rivendoset lëvizja në kuadrin e BE-së

Ka mundësi që në përputhje me specifikën e çdo shteti, nga 15 qershori të rivendoset lëvizja në kuadrin e BE-së dhe me shtetet fqinje, të cilët janë me rrezik të ngjashëm epidemiologjik. Këtë e tha zëvendës kryeministrja dhe ministre e punëve të..

botuar më 20-05-27 4.57.MD

Etiketa “Produkt nga Bullgaria” do të garantojë prejardhjen bullgare të ushqimeve

Pa debate Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Ushqimet, miratuar në lexim të parë në vitin 2017. Parashikohet që Agjencia Bullgare e Sigurimit të Ushqimeve të krijojë një regjistër kombëtar publik të prodhuesve, përpunuesve dhe distributorëve..

botuar më 20-05-27 3.00.MD

“Postat Bullgare” janë distributori i vetëm kombëtar i shpërndarjes së botimeve periodike

Nga data 1 mars 2020 me vendim të qeverisë “Postat Bullgare” janë distributori i vetëm kombëtar i shpërndarjes së botimeve periodike në territorin e mbarë vendit për 10 vjet. Për këtë punë postat do të marrin ndihmë financiare nga shteti.

botuar më 20-05-27 2.43.MD