Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U nda nga jeta Simeon Shterevi – njeri prej muzikantëve të mëdhenj xhaz në Bullgari

Simeon Shterev
Foto: BGNES

Më 26 mars u nda nga jeta profesori Simeon Shterev – flautist, pedagog dhe kompozitor, njeri prej muzikantëve më të mëdhenj xhaz në Bullgari. Ai lindi më 24 tetor të vitit 1943 në Sofje. Mbaroi Akademinë Kombëtare Muzikore në Sofje si muzikant klasik në klasën e flautit të profesorit Jordan Kindallov. Që kur ishte fëmijë i binte fizarmonikës në një ansambël pranë Pallatit të Pionierëve. Simeon Shterevi është edhe ndër themeluesit e kuartetit legjendar xhaz “Fokus’65” krijuar me ide të satirikut Radoj Ralin. Në vitin 1967 ky formacion u njoh botërisht me pjesëmarrjen në Festivalin Xhaz në Montrjo (Montreux Jazz Festival), në të cilin muzikantët bullgarë morën çmimin e kritikës. Në vitin 1968 Simeon Shterevi u caktua flautisti më i mirë xhaz në Evropë, ndërsa revista gjermane “Xhaz podium” e radhiti në vendin e dytë në botë. Vite me radhë emri i tij ishte në pozitat e para të klasifikimeve botërore. Më se 60 vjet Simeon Shterevi i gëzonte publikun me koncertet e tij. Krahas kësaj ai bëri qindra incizime për Radion Kombëtare Bullgare dhe për Televizionin Kombëtar Bullgar në gjini të ndryshme, incizoi dhe albume me vete. Dekada me radhë ai ishte pedagog i flautit në Degën e Muzikës Zbavitëse të Akademisë Kombëtare Muzikore në Sofje. Shumë prej studentëve të tij u bënë partnerë të tij skenikë. Vite me radhë Simeon Shterevi bashkëpunonte me Big Berndën e Radios Kombëtare Bullgare. Ai kishte koncerte bashkë me muzikantë me famë botërore ndër të cilët Maynard Ferguson, Chick Corea, Albert Mangelsdorff, Kenny Wheeler, Millço Leviev e shumë të tjerë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova.


Më shumë nga rubrika

Elena Koleva dhe Pllamen Karadonev - pedagogë në Berklee College of Music

Elena Koleva dhe Pllamen Karadonev janë bullgarët e parë - pedagogë në fakultetet e pianos dhe të kënduarit në Berklee College of Music. Ata largohen nga Bullgaria përpara 19 vjetëve që të mësojnë xhaz në Shtetet e Bashkuara. Ëndrra e tyre është që..

botuar më 20-05-31 7.25.PD

“Orenda” – një kor i vogël bullgar në Paris

I krijuar në Paris, grupi interpreton këngë popullore bullgare me orkestrim të kompozitorëve tanë të njohur, si dhe këngë ortodokse. Drejtuese është Stefka Miteva – këngëtare, autore e këngëve dhe e aranzhimeve, mësuese në lëndën e muzikës dhe të teorisë..

rinovuar më 20-05-25 8.17.PD

Këngë për alfabetin bullgar

Në vigjilje të festës më të ndritshme bullgare – 24 maj, Dita e Alfabetit Sllav dhe Kulturës Bullgare, ju propozojmë të dëgjoni një këngë të bukur kushtuar alfabetit bullgar – “Këngë e vogël për alfabetin”. Ajo është pjesë e projektit për mësimin e..

botuar më 20-05-23 7.05.PD