Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petër Krumov: “Shiko rrafshinën e Dobruxhës dhe do të kuptosh se ia vlen të punosh për të”

Një jetë e tërë e cila i kushtohet muzikës tradicionale të krahinës së Dobruxhës këto fjalë më saktë e përshkruajnë kontributin krijues të kompozitorit tonë të njohur dhe dirigjent Petër Krumov.

Përkushtimin e tij në shërbim të trashëgimisë së krahinës së Dobruxhës (Bullgari Verilindore) mund ta shikojmë në qindra këngë për ansamblet e dhomës, pjesa orkestrale, vepra për shfaqje muzikore dhe të vallëzimit. Shumë prej tyre janë për repertorin e ansamblit “Dobruxha” (qyteti Dobriç), të drejtuar nga Petër Krumovi në vazhdim të 25 vjetëve (1957-1982). Nën drejtimin e tij si dirigjent janë realizuar qindra incizime në Radio Varna. Kurse në fonotekën e Radios Kombëtare Bullgare ruhen afro 500 kompozicione të tij. Krijimtarinë e tij ai e plotëson me publikime të shumta në fushën e kritikës muzikore dhe të historiografisë. Janë shumë mirë të njohur dhe librat e tij:Interpretues të krahinës së Dobruxhës përpara mikrofonit”, “Dobuxha ime”, “Në vetmi me.....”, “Trashëgimia”. Kurse përmbledhjet  me këngë popullore nga rrethet e Dobriçit dhe Silistrës, “Stamatka Kirillova-100 këngë nga Dobruxha e Veriut”, “Maria Rajkova-këngë nga rrethi i qytetit Shumenpërfshijnë këngë me nota me udhëzues për përkatësinë stilistike, si dhe studime shkencore mbi materialin muzikor.

“Kënga popullore hyri në jetën time relativisht vonë, por ama mbeti aty përgjithmonë” thotë Petër Krumov dhe vazhdon: “Deri në vitin e katërt në Akademinë Muzikore në Sofje, duke bërë studime në specialitetin e dirigjimit koral tek profesori Gjeorgji Dimitrov, unë isha një ithtar i zjarrtë i klasikes, madje ekzekutoja në orkestrën simfonike në qytetin Dobriç. Por, më dërguan në Ansamblin Kombëtar për Këngë dhe Valle Folklorike “Filip Kutev” – për stazhin e detyrueshëm për të gjithë studentët - dirigjentë. Dhe kështu fillova punë me folklorin tonë, për të cilën jo se nuk më vjen keq, por dhe krenohem. Tamam 25 vjet stazh pune kam në ansamblin “Dobruxha”, i cili nga një trupë amatore instrumentale dhe të vallëzimit u kthye në një grup profesional. Gjatë viteve ansambli arriti shumë. Një pjesë nga sukseset e tij janë për shkak të Radios Kombëtare Bullgare. Një nga detyrat e mia qe repertori i grupit të jetë nga krahina e Dobruxhës. Muzikantët në orkestër qenë djem të talentuar, por pa asnjë përgatitje muzikore, pa i njohur dhe i dalluar notat. Jam shumë mirënjohës se qenë njerëz të mirë dhe shumë të njerëzishëm dhe bashkë mundëm të arrijmë sukses.

Këto 25 vjet në ansamblin “Dobruxha” qenë një ecuri e vazhdueshme përpara dhe përpjetë. Kur ika nga grupi, u përqendrova mbi mbledhjen dhe grumbullimin e këngëve. Kuptova se e kisha lënë pas dore muzikën instrumentale dhe tashmë kishte ardhur koha për t’u marrë me të. Kjo është muzika e valleve të krahinës së Dobruxhës, të cilat qyhen “sborenka”, “opas”, “padllash”, “rëçenik” – tepër karakteristike për krahinën tonë. Unë qesh iniciator i disa tubimeve me karakter konkursi për njerëzit e rinj. Një prej tyre mban emrin e këngëtarit të madh Ivan Gjeorgjiev. Unë organizova dhe festivalin “Ditët folklorike të Dobruxhës”, i cili ekzistonte 5 vjet. Në librin tim të fundit “Dobruxha Ime” shkrova se, pavarësisht se kam lindur në një qytet tjetër, dhe deri më sot jetoj në Dobriç. Kur erdha këtu, akoma nuk e dija se do ta përkushtoja të gjithë jetën time folklorit të kësaj krahine. Duke u zhytur në këtë atmosferë të shkëlqyer, i thashë vetes: ”Shikoje këtë rrafshinë, shiko pafundësinë, e cila hapet dhe shtrihet përpara teje, shiko pafundësinë, e cila nuk mund të arrihet dhe do të kuptosh, se ia vlen të punosh për të.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

“Orenda” – një kor i vogël bullgar në Paris

I krijuar në Paris, grupi interpreton këngë popullore bullgare me orkestrim të kompozitorëve tanë të njohur, si dhe këngë ortodokse. Drejtuese është Stefka Miteva – këngëtare, autore e këngëve dhe e aranzhimeve, mësuese në lëndën e muzikës dhe të teorisë..

rinovuar më 20-05-25 8.17.PD

Këngë për alfabetin bullgar

Në vigjilje të festës më të ndritshme bullgare – 24 maj, Dita e Alfabetit Sllav dhe Kulturës Bullgare, ju propozojmë të dëgjoni një këngë të bukur kushtuar alfabetit bullgar – “Këngë e vogël për alfabetin”. Ajo është pjesë e projektit për mësimin e..

botuar më 20-05-23 7.05.PD
Hristina Ljutova

Vdiq këngëtarja e madhe e këngëve të malit të Rodopeve Hristina Ljutova

Këtë njoftoi vajza e saj : ”Sot në mëngjes (12 maj) pushoi së rrahuri zemra e nënës sime...12 ditë përpara se të mbushë moshën hijerëndë 80 vjeç” .  Hristina Ljutova ka lindur më 24 maj 1940 në qytetin Smoljan. Si nxënëse me shumë sukses ka..

botuar më 20-05-12 3.14.MD