Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fshatin Baçevo, rajoni i qytetit Razllog, shënojnë Ditën e Shën Theodhorit me gara me kuaj

Foto: BGNES

Sipas besimeve popullore që pas Ditës së Shën Theodhorit, e cila gjithnjë bie të shtunën e parë pas të dielës së të Lidhurave të Djathit, dita fillon të zmadhohet, ndërsa  moti bëhet gjithnjë e më i ngrohtë. Konsiderohet se kjo ditë secili që ka kalë duhet të marrë pjesë në garën festive me kuaj. Pronarët paraprakisht stolisin kuajt me kurora të thurura me shermashek dhe barbarozë.

Fshati Baçevo në rajonin e qytetit Razllog njihet me bazat në të cilat rriten kuaj. Aty Ditën e Shën Theodhorit e cila sivjet është më 7 mars sipas traditës shekullore organizohen garat tradicionale me kuaj. Dashuria e banorëve të fshatit ndaj kuajve është prej kohe. Kali mund të shihet edhe në stemën e fshatit, ndërsa rritja e kuajve është një nga zanatet kryesore në fshat.

Për festën e Shën Theodhorit, e cila është e shtuna e parë gjatë Kreshmës së Madhe, është karakteristike se këtu të gjithë e presin të veshur me petka festive popullore. Herët në mëngjes në kishën “Shën Dhimitër” kryhet liturgjia solemne kushtuar Shën Theodorit. Pas kësaj në qendrën e fshatit është riti “Përulja e nuseve”, në të cilin gratë e reja të sapomartuara përulen para vjehrrave për të treguar sa ulët mund të korrin.

Më shumë nga rubrika

Erdhi koha për byrekun fatsjellës

Më 1 janar shënohet Shën Vasili i Madh. Festa është e përhapur mes të gjithë bullgarëve, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Në prag të 1 janarit shtrohet tryeza e dytë festive pas Krishtlindjeve. Edhe këtu karakteristike janë bukët rituale...

botuar më 19-12-31 9.15.PD

Për adhuruesit e folklorit bullgar - koncerte të suksesshme, albume të reja dhe dy rekorde

Gjatë vitit 2019 adhuruesit e muzikës popullore bullgare përjetuan çaste emociononte me instrumentistët dhe këngëtarët popullorë. Në historinë e vitit folklorik 2019 do të mbeten dhjetëra koncerte të suksesshme në vendin tonë dhe jashtë shtetit,..

botuar më 19-12-29 9.15.PD

Si i festojnë bullgarët Natën e Buzmit dhe Krishtlindjet

Pavarësisht se çfarë ishte viti dhe se çfarë ka ndodhur gjatë katër stinëve të tij, vjen dhjetori dhe na pushton me ditët e tij festive, me listat me dhuratat, me tryezat e hareshme. E përditshmja e nxituar u lë vend përgatitjeve – që gjithashtu..

botuar më 19-12-24 9.00.PD