Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fshatin Baçevo, rajoni i qytetit Razllog, shënojnë Ditën e Shën Theodhorit me gara me kuaj

Foto: BGNES

Sipas besimeve popullore që pas Ditës së Shën Theodhorit, e cila gjithnjë bie të shtunën e parë pas të dielës së të Lidhurave të Djathit, dita fillon të zmadhohet, ndërsa  moti bëhet gjithnjë e më i ngrohtë. Konsiderohet se kjo ditë secili që ka kalë duhet të marrë pjesë në garën festive me kuaj. Pronarët paraprakisht stolisin kuajt me kurora të thurura me shermashek dhe barbarozë.

Fshati Baçevo në rajonin e qytetit Razllog njihet me bazat në të cilat rriten kuaj. Aty Ditën e Shën Theodhorit e cila sivjet është më 7 mars sipas traditës shekullore organizohen garat tradicionale me kuaj. Dashuria e banorëve të fshatit ndaj kuajve është prej kohe. Kali mund të shihet edhe në stemën e fshatit, ndërsa rritja e kuajve është një nga zanatet kryesore në fshat.

Për festën e Shën Theodhorit, e cila është e shtuna e parë gjatë Kreshmës së Madhe, është karakteristike se këtu të gjithë e presin të veshur me petka festive popullore. Herët në mëngjes në kishën “Shën Dhimitër” kryhet liturgjia solemne kushtuar Shën Theodorit. Pas kësaj në qendrën e fshatit është riti “Përulja e nuseve”, në të cilin gratë e reja të sapomartuara përulen para vjehrrave për të treguar sa ulët mund të korrin.

Më shumë nga rubrika

Galina Durmushlijska: “Për mua kënga është lumturi dhe terapi”

Emri i këngëtares së krahinës së Dobruxhës Galina Durmushlijska është i njohur për adhuruesit e muzikës popullore. Zëri i saj i ëmbël shpesh krahasohet me cicërimën e bilbilit. Galina Durmushlijska lindi në fshatin Vedrina, rajoni i..

botuar më 20-02-08 11.15.PD

Një ekspozitë prezanton bullgaren moderne përmes vështrimit të traditave

Ekspozita fotografike “Pesë pikëpamjet e modernitetit drejt folklorit bullgar” rikrijon simbiozën midis gruas moderne dhe traditave autentike të popullit bullgar. Ekspozita me autore Anika Kjoseva do të hapet ditën e hënë (3 shkurt) në institutin kulturor..

botuar më 20-02-02 11.45.PD

Miu – besime popullore dhe tradita

Simpatikë, inteligjentë, kreativë dhe jashtëzakonisht aktivë dhe komunikues...Sipas horoskopit kinez këto janë vetëm një pjesë nga cilësitë pozitive të atyre të cilët kanë lindur nën shenjën e Miut - viti i parë nga përgjithësisht 12 në ciklin e..

botuar më 20-01-25 10.35.PD