Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fshatin Baçevo, rajoni i qytetit Razllog, shënojnë Ditën e Shën Theodhorit me gara me kuaj

Foto: BGNES

Sipas besimeve popullore që pas Ditës së Shën Theodhorit, e cila gjithnjë bie të shtunën e parë pas të dielës së të Lidhurave të Djathit, dita fillon të zmadhohet, ndërsa  moti bëhet gjithnjë e më i ngrohtë. Konsiderohet se kjo ditë secili që ka kalë duhet të marrë pjesë në garën festive me kuaj. Pronarët paraprakisht stolisin kuajt me kurora të thurura me shermashek dhe barbarozë.

Fshati Baçevo në rajonin e qytetit Razllog njihet me bazat në të cilat rriten kuaj. Aty Ditën e Shën Theodhorit e cila sivjet është më 7 mars sipas traditës shekullore organizohen garat tradicionale me kuaj. Dashuria e banorëve të fshatit ndaj kuajve është prej kohe. Kali mund të shihet edhe në stemën e fshatit, ndërsa rritja e kuajve është një nga zanatet kryesore në fshat.

Për festën e Shën Theodhorit, e cila është e shtuna e parë gjatë Kreshmës së Madhe, është karakteristike se këtu të gjithë e presin të veshur me petka festive popullore. Herët në mëngjes në kishën “Shën Dhimitër” kryhet liturgjia solemne kushtuar Shën Theodorit. Pas kësaj në qendrën e fshatit është riti “Përulja e nuseve”, në të cilin gratë e reja të sapomartuara përulen para vjehrrave për të treguar sa ulët mund të korrin.

Më shumë nga rubrika

Kukerë luajnë ditën e të Lidhurave të Djathit

Në thelbin e traditës së kukerëve / burra të maskuar dhe të veshur me petka prej lëkure të cilët luajnë për të dëbuar të keqen/ është të tregojë natyrën që po vdes dhe prapë rilindet - gjë e cila  është e koduar dhe është baza e të gjitha besimeve..

botuar më 20-02-27 1.56.MD

Kostadin Gençev: “Folklori është një burim i pashtershëm”

Muzika popullore është jetë dhe profesion për gajdexhiun e njohur Kostadin Gençev. Para pak kohe ai festoi jubileun e vet të 50. Ai është instrumentist virtuoz, autor orkestrimesh të melodive dhe valleve popullore. Është autor muzike në bazë të folklorit..

botuar më 20-02-12 2.21.MD

Galina Durmushlijska: “Për mua kënga është lumturi dhe terapi”

Emri i këngëtares së krahinës së Dobruxhës Galina Durmushlijska është i njohur për adhuruesit e muzikës popullore. Zëri i saj i ëmbël shpesh krahasohet me cicërimën e bilbilit. Galina Durmushlijska lindi në fshatin Vedrina, rajoni i..

botuar më 20-02-08 11.15.PD