Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fshatin Baçevo, rajoni i qytetit Razllog, shënojnë Ditën e Shën Theodhorit me gara me kuaj

Foto: BGNES

Sipas besimeve popullore që pas Ditës së Shën Theodhorit, e cila gjithnjë bie të shtunën e parë pas të dielës së të Lidhurave të Djathit, dita fillon të zmadhohet, ndërsa  moti bëhet gjithnjë e më i ngrohtë. Konsiderohet se kjo ditë secili që ka kalë duhet të marrë pjesë në garën festive me kuaj. Pronarët paraprakisht stolisin kuajt me kurora të thurura me shermashek dhe barbarozë.

Fshati Baçevo në rajonin e qytetit Razllog njihet me bazat në të cilat rriten kuaj. Aty Ditën e Shën Theodhorit e cila sivjet është më 7 mars sipas traditës shekullore organizohen garat tradicionale me kuaj. Dashuria e banorëve të fshatit ndaj kuajve është prej kohe. Kali mund të shihet edhe në stemën e fshatit, ndërsa rritja e kuajve është një nga zanatet kryesore në fshat.

Për festën e Shën Theodhorit, e cila është e shtuna e parë gjatë Kreshmës së Madhe, është karakteristike se këtu të gjithë e presin të veshur me petka festive popullore. Herët në mëngjes në kishën “Shën Dhimitër” kryhet liturgjia solemne kushtuar Shën Theodorit. Pas kësaj në qendrën e fshatit është riti “Përulja e nuseve”, në të cilin gratë e reja të sapomartuara përulen para vjehrrave për të treguar sa ulët mund të korrin.

Më shumë nga rubrika

Shiu i Spasit është i shtrenjtë – pika kushton sa një monedhë ari. Populli beson se të bjerë shi në Ditën e Spasit, viti do të do të jetë i begatshë.

Besime popullore, tradita dhe zakone në Ditën e Spasit

Spasovden /Dita e Spasit/ është emri popullor i festës Ngjitja e Zotit Krisht në Qiej, të cilën kisha ortodokse e feston në ditën e 40 pas Pashkës. Në kalendarin folklorik bullgar kjo ditë mban emrin Spasovden. Etimologjia e fjalës vjen nga “spasenie”,..

botuar më 20-05-28 1.53.MD

56 fotografi zbulojnë bukurinë e bullgares në Razllog

Tablo prej druri të stolisura me zilet e vogla tipike për qytetin Razllog (Bullgari Jugperëndimore) dhe me fije të ngjyrosura zbukurojnë parkun para Muzeut Historik të qytezës malore. Atje janë radhitur vepra të fotografit Petër Petrov, ku mund të shihen..

botuar më 20-05-23 6.35.PD
Nikozia, 22 prill 2020, një grua e moshuar kalon pranë statujës së Perëndeshës Athina

Këngëtari folklorik Dobrin Dobrev: Njerëzit në Qipro i respektojnë masat e shpallura nga qeveria

“Përshëndetje të gjithëve nga Qiproja e ngrohtë. Këtu moti është shumë i bukur dhe vërtetë është keq se jemi mbyllur në shtëpi, por duhet të jemi të disiplinuar deri në fund” – me këto fjalë filloi biseda me bashkatdhetarin tonë Dobrin Dobrev i cili që..

botuar më 20-04-26 7.00.PD