Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu “Etër” prezanton Ungjillin e Artë dhe shpatën e revolucionarit Stefan Karaxha

Foto: BTA

Muzeu Regjional Etnografik në të hapur “Etër” në afërsi të qytetit Gabrovo, prezanton “Ungjillin e Artë” – pronë e Muzeut Historik në qytetin Omurtag dhe shpatën-revolver të vojvodës Stefan Karaxha, pronë e Muzeut Historik në qytetin Ruse.

Ungjilli u shtyp në vitin 1862 në Tipografinë e Patrikanës në Moskë. Për shkak se kopertonat janë të praruara dhe të zbukuruara me bakër ungjilli peshon 8 kilogram. Figurat mbi kopertonat fillimisht u shtypën me makinë, gjë pas së cilës me mjeshtri të përsosur u zbukuruan me dorë. Ungjilli është dhuratë për banorët e qytetit Osman Pazar, sot qyteti Omurtag, nga Nikollaj Vlladimiroviç Bllagovo intendent i Divizionit të 11-të Rus të Këmbësorisë.

Shpata e luftëtarit për pavarësi kombëtare Stefan Karaxha iu dhurua Muzeut Historik në qytetin Ruse në vitin 1988.  Ajo u prodhua nga firma austriake “Anri Gussen dhe bijë”. Shpata është me nikelim sekondar i cili fsheh gravurat mbi tehun. Në se tehu do të demontohet në vendin e tij mbetet tytë me të cilën mund të shtihet. Ky është sistemi francez Lefushe, mbushja e së cilës me patronë bëhet me anë të dorezës. 

Më shumë nga rubrika

Pellagija Vidinska ka diktuar modën në Mbretërinë e Bullgarisë

Vetëm për disa dekada kryeqyteti i porsaçliruar bullgar nga zgjedha osmane u shndërrua në një qytet me pajisje moderne, rrugë të gjera dhe godina të mëdha. Takimi me kulturën evropiane, me universitetet, udhëtimet, e gjithë kjo kontribuoi për formimin e..

rinovuar më 20-05-25 6.10.MD

Muzeu Historik në Jamboll me atelie dhe lojëra online

Nga 23 maji Muzeu Historik Regjional në Jamboll (Bullgari Juglindore) do të transmetojë çdo të shtunë në faqen e vet elektronike atelie tematike dhe lojëra. Në programet me titullin “Katër histori dhe një muze” shikuesit do të mësojnë fakte interesante..

botuar më 20-05-23 6.15.PD

Nderojmë kujtimin dhe veprën e shenjtorëve Konstantin dhe Elena

Më 21 maj Kisha Ortodokse nderon kujtimin e apostujve të shenjtë mbreti Konstantini i Madh dhe mbretëresha Elena. Tek ne kjo ditë është festë e dhjetëra tempujve dhe kishave të cilat mbajnë emrin e shenjtorëve - kisha shkëmbore në rezervatin Jajllata,..

botuar më 20-05-21 1.47.MD