Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria përkrah gazsjellësin EastMed

Zotërinjtë Borisov dhe Anastasiadis
Foto: BTA / Foto: БТА

Partneriteti energjetik në vijën Izrael-Qipro-Greqi është strategjik, tha kryeministri bullgar Bojko Borisov para presidentit të Qipros Nikos Anastasiadis, i cili ndodhet për një vizitë në Bullgari. Sofja përkrah projektin EastMed. Ai ka rëndësi të madhe gjeopolitike për zhvillimin e regjionit dhe të Evropës, theksoi zoti Borisov. Ndërtimi i lidhjes së gazit midis Greqisë dhe Bullgarisë është me rëndësi kyçe si një strukturë hyrëse për importin e gazit nga burime alternative në Evropën Juglindore, duke përfshirë edhe nga gazsjellësi i Mesdheut Lindor, shtoi kryeministri. Gjatë bisedimeve u shqyrtuan edhe tema aktuale evropiane mes të cilave migracioni, aderimi i Ballkanit Perëndimor, suaza shumëvjeçare financiare, ndryshimet e klimës. 

Më shumë nga rubrika

COVID-19 në Bullgari: Dita 22

COVID-19 në Bullgari: Dita 22 Tetë janë rastet e reja me COVID-19 në Sofje, të infektuarit në vend janë 346 Informacioni është nga brifingu i shtabit operativ kundër koronavirusit në orën 17.00 më 29 mars Shtabi operativ kombëtar për..

botuar më 20-03-29 7.37.MD
Prof. Mutafçijski

Tetë janë rastet e reja me COVID-19 në Sofje, të infektuarit në vend janë 346

Në orën 17.00 më 29 mars Shtabi operativ kombëtar për koronavirusin njoftoi se gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja të koronavirusit në Bullgari dhe të gjithat janë në Sofje. Kështu të prekurit në kryeqytet janë 214, kursë në vend –..

botuar më 20-03-29 7.02.MD

Gjykata e Sofjes sanksionoi me 5 mijë euro një shkelës të karantinës

Në një seancë të zhvilluar nëpërmjet  Skype Gjykata e Rrjetit Gjyqësor të Sofjes mori vendim për masë shtrënguese garanci pasurore për shumën 5 mijë euro për një burrë, i cili qëllimisht i ka shkelur kushtet e karantinës. Para kësaj personi ka..

botuar më 20-03-29 5.18.MD