Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pakënaqësi në rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare, sepse nuk u japin nënshtetësi bullgare

Foto: capital.bg

Bashkimi Demokratik i Bullgarëve në Serbi proteston se pas arresteve në Agjencinë për Bullgarët Jashtë Shtetit gjatë vitit 2018 ka mosbesim mes institucioneve shtetërore që japin nënshtetësi bullgare. Këshilli për Shtetësi Bullgare pranë Ministrisë së Drejtësisë nuk i njeh dokumentet për shtetësi bullgare që jepen nga Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit. Procedurat për përfitimin e nënshtetësisë bullgare vazhdojnë 5 vjet. Gjithnjë e më shpesh nuk u jepet nënshtetësi personave me prejardhje të qartë bullgare. Bashkimi Demokratik i Bullgarëve ngul këmbë që Ministria e Drejtësisë të rishikojë refuzimet për dhënien e shtetësisë bullgare dhe të kërkojë falje nga bullgarët me origjinë të qartë bullgare.

Më shumë nga rubrika

Kryeministri dhe Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale përshëndetën fëmijët me rastin e 1 qershorit

Kryeministri Bojko Borisov përshëndeti të gjithë fëmijët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës. Ju uroj fëmijëri të shkujdesur, jini kureshtarë dhe të buzëqeshur, shkroi në profilin e vet social Kryeministri. Ministrja e Punës dhe..

botuar më 20-06-01 11.06.PD

Lehtësim i ri i masave kundërepidemike

Që nga data 1 qershor në Bullgari lejohen vizitat në ambientet e mbyllura të restoranteve, restoranteve të ushqimit të shpejtë, pijetoreve, kafeneve, ëmbëltoreve. Lejohet gjithashtu përdorimi i pajisjeve sportive dhe i atyre për fëmijë në..

botuar më 20-06-01 10.30.PD
Plazhi në vendpushimin

Filloi stina e re verore turistike në Bullgari

Me startimin e stinës verore turistike më 1 qershor Bullgaria pret turistë nga 29 shtete, bëri të ditur Ministria e Turizmit. Shtetasit e Austrisë, Vendeve të Ulëta, Gjermanisë, Polonisë, Greqisë, Danimarkës, Rumanisë, Estonisë, Sllovakisë,..

botuar më 20-06-01 8.55.PD