Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pakënaqësi në rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare, sepse nuk u japin nënshtetësi bullgare

Foto: capital.bg

Bashkimi Demokratik i Bullgarëve në Serbi proteston se pas arresteve në Agjencinë për Bullgarët Jashtë Shtetit gjatë vitit 2018 ka mosbesim mes institucioneve shtetërore që japin nënshtetësi bullgare. Këshilli për Shtetësi Bullgare pranë Ministrisë së Drejtësisë nuk i njeh dokumentet për shtetësi bullgare që jepen nga Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit. Procedurat për përfitimin e nënshtetësisë bullgare vazhdojnë 5 vjet. Gjithnjë e më shpesh nuk u jepet nënshtetësi personave me prejardhje të qartë bullgare. Bashkimi Demokratik i Bullgarëve ngul këmbë që Ministria e Drejtësisë të rishikojë refuzimet për dhënien e shtetësisë bullgare dhe të kërkojë falje nga bullgarët me origjinë të qartë bullgare.

Më shumë nga rubrika

Kryeministri: “Miqtë nga Serbia janë të mirëseardhur në bregdetin dhe malet tona”

Në një drekë pune në qytetin Veliko Tërnovo (Bullgari Qendrore) Kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç diskutuan sezonin turistik dhe shkëmbimin e turistëve. Në kishën “40 Martirët e Shenjtë” që daton në shekullin..

botuar më 20-06-01 8.12.MD

Sllaveja Stojanova u bë zv.ministre në Ministrinë e Mjedisit

Me urdhëresë të Kryeministrit Bojko Borisov në postin e zëvendës ministrit të mjedisit dhe ujërave është emëruar Sllaveja Stojanova. Ajo vjen në vendin e Krasimir Zhivkovit, kundër të cilit po zhvillohet hetim për shkak të aferës së importit të..

botuar më 20-06-01 7.14.MD

Biznesi bullgar insiston për legjislacion të posaçëm dhe algoritëm veprimi në raste krizash

Asociacioni i kapitalit industrial në Bullgari insiston për zhvillimin e një debati të gjerë dhe jo të politizuar në shoqëri dhe për hartimin e legjislacionit dhe algoritmit të veprimit në raste të krizave të ardhshme me përmasat e asaj të Covid-19...

botuar më 20-06-01 6.42.MD