Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pakënaqësi në rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare, sepse nuk u japin nënshtetësi bullgare

Foto: capital.bg

Bashkimi Demokratik i Bullgarëve në Serbi proteston se pas arresteve në Agjencinë për Bullgarët Jashtë Shtetit gjatë vitit 2018 ka mosbesim mes institucioneve shtetërore që japin nënshtetësi bullgare. Këshilli për Shtetësi Bullgare pranë Ministrisë së Drejtësisë nuk i njeh dokumentet për shtetësi bullgare që jepen nga Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit. Procedurat për përfitimin e nënshtetësisë bullgare vazhdojnë 5 vjet. Gjithnjë e më shpesh nuk u jepet nënshtetësi personave me prejardhje të qartë bullgare. Bashkimi Demokratik i Bullgarëve ngul këmbë që Ministria e Drejtësisë të rishikojë refuzimet për dhënien e shtetësisë bullgare dhe të kërkojë falje nga bullgarët me origjinë të qartë bullgare.