Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Nga koleksioni i Radio Bullgarisë”

“Orenda” – një kor i vogël bullgar në Paris

| rinovuar më 20-05-25 8.17.PD
Foto: arkiv personal

I krijuar në Paris, grupi interpreton këngë popullore bullgare me orkestrim të kompozitorëve tanë të njohur, si dhe këngë ortodokse. Drejtuese është Stefka Miteva – këngëtare, autore e këngëve dhe e aranzhimeve, mësuese në lëndën e muzikës dhe të teorisë muzikore për amatorë. Në fakt ajo e nis rrugën e vet  në një specialitet fare të ndryshëm – ka përfunduar Academy of Performing Arts në Pragë, është  regjisore kukullash, dramaturge (nënvizon po kështu se në “Orenda” këndon edhe një ish koriste nga kori i fëmijëve të radios – Petra Draganova). Më vonë përfundon Ecole Supérieur de jazz (Shkollë të lartë për xhaz) dhe Shkollën Shtetërore pranë Ministrisë së Kulturës për pedagogë në xhaz dhe teknika moderne në fushën e të kënduarit në Paris (Formation pour le DE en jazz, (Ministère de la Culture, Conservatoire National de Paris, 2000) et Formation de Formateurs en musiques actuelles au Studio des Variétés à Paris (2001). Rreth 20 vjet  jeton në kryeqytetin francez, merr pjesë në projekte të ndryshme si këngëtare, krijon dhe drejton formacione, i fundit nga të cilat është “Orenda”.

Grupi ekziston nga fundi i vitit 2018 – tregon Stefka Miteva. Lindi si rezultat i ftesës së drejtuar nga rapperi i njohur francez Gims, i cili donte që një grup bullgar ta shoqëronte në finalin në The Voice (realiti formati ndërkombëtar). I bëra aranzhim këngës “Moj Petrunko” dhe më 18 maj bashkë me të  kënduam në kanalin numër një televiziv. Kështu filloi jeta e këtij grupi. Gjysma e grupit qenë bullgare, kurse gjysma tjetër franceze. Me ne qe dhe Emanuella Kallçeva-Xhajma – këngëtare, projekti i fundit i së cilës /atëherë/ quhej “Orenda”. Ajo propozoi ta emërtojmë grupin kështu dhe na tregoi se çfarë do të thotë kjo fjalë në gjuhën e lashtë bullgare. Orenda është forca hyjnore, e cila ndodhet në çdo një prej nesh, do të thotë “fryma e jetës”, “fryma e Zotit”, “burimi”. Mbase është pak pompoze si emër i një kori të grave, por na u duk e bukur dhe frymëzuese, si një shenjë se shpërndajmë një pjesë nga forca jonë bullgare hyjnore në Francë, dhe pse jo dhe nëpër botë. Na duhej pothuajse një vit që të krijonim një repertor. Premiera jonë si grup qe gjatë qershorit të vitit 2019. Jo të gjithë janë nga grupi i parë, por raporti bullgare-franceze është pothuajse i njëjtë. Zhvillojmë koncerte kryesisht nëpër kishat në Paris dhe përreth, do të kemi dhe disa pjesëmarrje në festivale.

Një nga angazhimet e përhershme të Stefka Mitevës është puna me korin e një banke të madhe ndërkombëtare, selia e së cilës ndodhet në Paris. Në repertorin e nëpunësve bankarë janë këngët tradicionale franceze, world music, pop dhe gospel, si dhe këngë popullore bullgare, të cilat koristet i pëlqejnë shumë. “Kam vënë re se gjuha bullgare provokon vokale të pastra dhe të bukura, edhe tek amatorët. Koristet marrin pjesë në të kënduarit me një kënaqësi, duke zëvendësuar me to pushimin e drekës, kurse pas kësaj kthehen në punë në një gjendje të mirë shpirtërore” – tregon Stefka.

Për fatin e formacionit të mëparshëm “Samodivi” të krijuar prej saj , si dhe për pjesën e re origjinale, ajo saktëson:

Formacioni Samodivi” jetuan mjaft gjatë. Por, një nga këngëtaret – Caroline Daparo, e cila ka një zë të shkëlqyer dhe është një artiste shumë interesante, u nis për katër vjet në La Réunion dhe tani për tani grupi është në „standby“. Gjatë vitit të kaluar bëra një farë kthimi drejt teatrit të kukullave. Shkrova dhe vura në skenë një pjesë të re për fëmijët, me të cilën morëm pjesë në festivalin e njohur në Avignon. Pjesa quhet “Pulë në hënë” dhe tregon për një pulë të vogël, e cila ëndërron të shkojë në Hënë, por të gjithë i thonë se kjo është një gjë absurde dhe një budallallëk i madh. E gjithë historia zhvillohet në rrugën e saj drejt Hënës. Përveç se në festival e kemi prezantuar dhe nëpër qendrat kulturore, kemi shitje edhe për vitin tjetër, po bisedojmë dhe për një udhëtim dhe prezantim jashtë Francës. Kështu që shpresojmë që pula jonë të fluturoj drejt botës”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Në Sofje po vazhdojnë A to Jazz Concerts

Një nga ngjarjet më të mëdha kulturore tek ne , A to Jazz ia dedikon  lavdinë e vet seleksionimit të shkëlqyer  të muzikantëve dhe zgjedhjes së skenës, të vendosur në parkun qendror të kryeqytetit. Festivali i cili gjatë vitit 2019 mblodhi 35..

botuar më 20-07-11 4.20.PD

Casual Threesome - yjet e radio konkursit për muzikë të re pop dhe rok bullgare

Radio konkursi “Pranvera 2020” u afirmua si një nga me të autoritetshmet në Bullgari. Qëllimi i tij gjithmonë ka qenë të stimulojë krijimin e këngëve të reja pop dhe rok bullgare. Sipas rregullores një juri prej muzikantëve profesionalë dhe gazetarësh..

botuar më 20-07-07 11.50.PD

Dimitër Gorçakov dhe e tija „Muzika nën pemën”

Pianisti i ri është ish-student në Akademinë Muzikore Kombëtare. Që nga vitet në akademi ai merr pjesë në projekte të lidhura me muzikën elektronike dhe me eksperimente të ndryshme. Dashuria e tij e madhe është muzika xhaz dhe improvizimet, mirëpo..

botuar më 20-07-05 6.05.PD