Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të Lidhurit e Mishit përgatitin të krishterët ortodoksë për kreshmën e madhe para Pashkës

Foto: Getty images

Të Lidhurit e Mishit janë një festë e krishtere e cila çdo vit ndërron datën në varësi të Pashkës së Madhe. Sipas kanunit kishtar Të Lidhurit e Mishit janë ditën e diele 8 javë para Ringjalljes së Jezus Krishtit. Sivjet Të Lidhurit e Mishit bien më 23 shkurt. Sipas traditës në tryezë rregullohen gjella me mish që nga ku vjen edhe emri. Një nga traditat është që të porsamartuarit të shkojnë mysafirë te kumbarët dhe te prindërit e nuses duke u sjell atyre pulë të zier, bukë dhe verë. Mish derri me lakër, japrakë, byrek janë gjellët tradicionale mbrëmjen e Të Lidhurve të Mishit. Kjo është dita e fundit në të cilën ata që mbajnë kreshmë hanë mish.

Më shumë nga rubrika

Shtëpia Muze e Iljo Vojvodës mban kujtimin për kaçakun legjendar

Ilia Markov Popgeorgiev është një nga pjesëmarrësit e pakët në proceset çlirimtare në të gjitha etapat e tyre - që nga periudha e kaçakëve gjatë viteve të zgjedhës osmane, deri tek lufta mes Rusisë dhe Turqisë,e cila u bë çlirimtare për Bullgarinë. E..

botuar më 20-05-29 1.22.MD

Pellagija Vidinska ka diktuar modën në Mbretërinë e Bullgarisë

Vetëm për disa dekada kryeqyteti i porsaçliruar bullgar nga zgjedha osmane u shndërrua në një qytet me pajisje moderne, rrugë të gjera dhe godina të mëdha. Takimi me kulturën evropiane, me universitetet, udhëtimet, e gjithë kjo kontribuoi për formimin e..

rinovuar më 20-05-25 6.10.MD
Deultum-Debelt

Kolonina romake Deultum afër Burgasit ka pasur port

Arkeologët nga Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum-Debelt afër Burgasit zbuluan provën e parë me shkrim se kolonia romake Deultum ka pasur port, bëri të ditur BGNES. Shkrimi është në pjesën e një sarkofagu prej guri gëlqeror të datuar në..

botuar më 20-05-25 1.10.MD