Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

SHBA-ja ushtron presion mbi Kosovë për shkak të Serbisë

Foto: Reuters

Sekretari amerikan i shtetit Michael Pompeo dhe përfaqësuesi i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ambasadori Richard Grenell refuzuan të takohen me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Kjo ndodhi pasi në Munih Kurti iu kundërvu marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësinë amerikane për rimëkëmbjen e lidhjeve hekurudhore dhe automobilistike mes Beogradit dhe Prishtinës. SHBA-të hodhën poshtë planin e Kurtit për të anuluar taksat doganore prej 100 për qind për mallrat serbe vetëm kundrejt hapave reciprokë. RTK-ja bëri të ditur se SHBA-të shtyjnë të gjitha projektet e mëdha investuese në vend, derisa Prishtina nuk anulon taksat doganore mbi importin nga Serbia.

Në një intervistë për Radio Bullgarinë Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bullgari z. Edon Cana komentoi situatën politike në vend dhe marrëdhëniet e tij me shtetet e tjera.


Bullgaria kërkon ura të reja drejt Rumanisë

Foto: arkiv

Bullgaria është gati të investojë nga 50 deri në 100 mln euro në ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Danub, deklaroi Kryeministri Bojko Borisov në Konferencën e Sigurisë në Munih. Gjatë bisedimeve për ndërlidhjen e Evropës Veriore dhe Evropës Jugore Borisov kërkoi që të fillojë ndërtimi i urës së tretë, madje i urës së katërt në rrjedhën e poshtme të Danubit. Duke theksuar se e ardhmja e regjionit është në ndërtimin e autostradave dhe të vijave hekurudhore nga jugu në veri, Kryeministri propozoi që ura e tretë të jetë tek Nikopoli, ose tek Silistra.


Koronavirusi në Kinë mbylli uzinën e “FIAT” në Serbi

Foto: BGNES

Fiat Chrysler Automobiles (FCA) ndaloi punën në uzinën e vet në Serbi për shkak të mungesës së pjesëve nga Kina. Uzina në Kragujevac është prodhuesi i parë automobilistik në Evropë, i cili ndalon punën për shkak të krizës së koronavirusit, por priten edhe raste të tjera, sepse vargjet globale të furnizimit janë ndërprerë. FCA shpreson që deri në fund të shkurtit të rimëkëmbë importin e audio-sistemeve dhe të pjesëve të tjera elektronike, që të rinovojë prodhimin e Fiat 500L. FCA Serbia është një strukturë e përbashkët e “FIAT” dhe qeverisë serbe, e krijuar gjatë vitit 2012 me investime për 1 mlrd euro dhe është eksportuesi më i madh në vend.


Greqia përpiqet të tërheqë investime të “Volkswageni”- it

Foto: volkswagen.bg

Zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme i cili përgjigjet për ekonominë KostasFragogiannisshqyrtoi me një delegacion të “Volkswageni”- itnjë projekt për prodhimin e elektromobilave. Qeveria greke është e angazhuar fort dhe inkurajon si prioritet strategjik përdorimin e elektromobilave, thuhet në sajtin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Delegacioni i “Volkswagen”-it ka vizituar Kavalën dhe Thasosin që të njihet me mundësitë e infrastrukturës vendase në fushën e prodhimit të elektromobilave. Nënvizohet se tani për tani të gjitha bisedimet kanë karakter paraprak dhe nuk ka vendime të marra, ose grafik të koordinuar për lidhjen e marrëveshjes.


Parlamenti i Maqedonisë së Veriut u shpërnda vetë

Foto: BGNES

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut u shpërnda vetë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill. Para kësaj megjithë rezistencën e VMRO-DPMNE-së, koalicioni në pushtet arriti të vendosë ligjin e diskutueshëm për prokurorinë publike, që është një prej kushteve që Shkupi të marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE. Në fillim ligji u përkrah vetëm me 74 vota kundrejt 32 “kundër”, por pas votimit të dytë grumbulloi shumicën e kualifikuar të domosdoshme sipas Kushtetutës prej 2/3, ose 80 vota në Kuvendin prej 120 vendesh. Deputetët e opozitës të cilët e përkrahën Ligjin kërkuan falje para zgjedhësve të vet dhe deklaruan se nuk do të kandidojnë përsëri për Parlamentin.


Mali i Zi do të krijojë kishë të vet veçmas nga ajo serbe

Foto: arkiv

Mali i Zi duhet të ketë kishë të vet ortodokse veçmas nga ajo serbe dhe Serbia, që të rivendosë identitetin e vet kombëtar, deklaroi Presidenti Milo Xhukanoviç. Deklarata e tij erdhi pas protestave, që vazhduan më shumë se një muaji të organizuara nga Mitropolia e Malit të Zi pranë Kishës Ortodokse Serbe, e cila është e pakënaqur për miratimin e Ligjit për Lirinë e Feve. Ligji i jep Podgoricës të gjitha pronat kishtare të ndërtuara para vitit 1919, kur Mali i Zi u bashkua megjithë pakënaqësinë e saj me Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene. Xhukanoviç e akuzoi klerin serb se që prej 14 vitesh vepron në dëm të Pavarësisë së Malit të Zi.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

COVID-19: Më se 200 ndërmjetës shëndetësorë janë në vijën e përparme në punën me grupet e pakicave

Të mbyllur prapa kordonëve të policisë, mijëra njerëz janë në nevojë në lagjet e romëve. “Uria po vjen për gjithnjë e më shumë familje në nevojë, por problemi i tyre nuk gjen zgjidhje adekuate”, thekson profesori Ivajllo Tërnev, shef i klinikës në..

botuar më 20-04-07 2.55.MD

Bullgarja Aneta Rinaldi në Romë: “Duhet të jemi të disiplinuar dhe të besojmë në kuptimin e ekzistencës sonë”

Masat e rrepta të cilat u vendosën në shumicën e shteteve evropiane që të ndalohet përhapja e koronavirusit dështuan planet e qindra bullgarëve, të cilët nuk do të kthehen për festat e Pashkëve. Thirrja që të mos udhëtohet nga dhe për në Itali..

botuar më 20-04-06 12.37.MD

I linduri në Amerikë Erik Aleksiev kthehet tek rrënjët e veta në Bullgari

Gjithnjë e më shumë janë bullgarët, të cilët pas vite të tëra jete jashtë Bullgarisë, i rizbulojnë vlerat e atdheut dhe kthehen tek ne për të filluar këtu   jetën e tyre të re. Një prej tyre është 25-vjeçari Erik Aleksiev, kthimi i të cilit në..

botuar më 20-04-04 7.30.PD