Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

12 vjet pas Pavarësisë së Kosovës Ambasadori Edon Cana është optimist për marrëdhëniet regjionale dhe bilaterale

Për ne si shtet i ri roli i Bullgarisë është shumë i rëndësishëm, sepse Bullgaria si në vitin 1999, po ashtu dhe në vitin 2008 kishte dhënë një mbështetje të parezervë për Kosovën. Kështu që edhe Bullgaria ka një rol të veçantë në historinë e shtetëformoimit të Kosovës – tha Ambasadori i Republikës së Kosovës në Sofje z. Edon Cana në ditën festive të Pavarësisë.

Sfidat e shumta na kanë bërë edhe më të fortë” – vazhdoi Ambasadori. “Por përveç politikës mund të them se arritja më e madhe do të ishte në aspektin e sportit – se si të rinjtë tanë e demonstrojnë dëshirën t’i tejkalojnë sfidat për të fituar, për të qenë kompetitivë dhe dua të veçoj se për mua ato ndjenja të fitores së Majlinda Kelmendit në Brazil gjatë garave olimpike, fitoret e ekipit të futbollit të Kosovës dhe të shumë atletëve dhe sportistëve të ndryshëm, janë arritja më e madhe për ne sot. Sepse tani Kosova dhe populli i saj janë të barabartë me shtetet e tjera të rajonit dhe kanë mundësi të barabarta... Dhe në 12-vjetorin e Pavarësisë mund të them që arritja ndoshta më e madhe është aftësia, potenciali dhe dinamika e demokracisë së Kosovës për t’i tejkaluar ndryshimet. Si në rastin e fundit kur Kosova ka demonstruar një maturitet të jashtëzakonshëm demokratik me zgjedhjet shumë të mira, një stabilitet politik. Kështu që Kosova provoj se ka një demokraci mjaft e shëndoshë”.  

Ju ftojmë të dëgjoni tërë intervistën me z. Edon Cana, në të cilën ai foli për marrëdhëniet në Ballkan pas formimit të qeverisë së re të Albin Kurtit, për normalizimin e dialogut me Serbinë, për perspektivën e bashkëpunimit Bullgari-Kosovë, sidomos në aspektin ekonomik.


Më shumë nga rubrika

Buxheti shtetëror është aktualizuar, është ndryshuar Ligji për gjendjen e jashtëzakonshme

Kuvendi Popullor miratoi ndryshimet në ligjin për buxhetin shtetëror dhe për gjendjen e jashtëzakonshme. Janë siguruar mjete për luftën kundër COVID-19, janë korrigjuar dhe masat e pushtetit ekzekutiv në kushtet e krizës. Aktualizimi i..

botuar më 20-04-07 12.57.MD

Si do të jetë Evropa pas epidemisë dhe krizës?

Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve Frankofonë në Bullgari, Maria Dimitrova - Pichot komentoi për Radio Bullgarinë nga epiqendra e epidemisë në Paris. Në fillim të 2020-ës askush në planet nuk e kishte menduar se viti i brishtë do të na..

botuar më 20-04-03 12.30.MD
Presidenti Radev mori

Vazhdon vizita e Presidentit Radev në Shqipëri

E premtja (6 mars) është dita e dytë e vizitës së Presidentit bullgar Rumen Radev në Tiranë. Pritet se sot ai do të vizitojë qytetin e Durrësit. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi e priti dje Rumen Radevin dhe e uroi Presidentin bullgar për..

botuar më 20-03-06 10.08.PD