Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pata të vogla laramane erdhën për të kaluar dimrin në Liqenin Durankullak

Foto: wikipedia.org

200 pata të vogla laramane të cilët janë një lloj i kërcënuar botërisht erdhën për të kaluar dimrin në liqenin Durankullak afër Shabllës të Bullgarisë Verilindore. Shpendët erdhën pas regjistrimit dimëror të shpendëve në zonat e lagëta gjatë të cilit nuk u vu re asnjë ekzemplar prej këtij lloji. Ndryshimet  në klimë janë shkaku për të cilin rruga shtegtare e patave të vogla laramane zgjatet deri në skajet më të largëta veriore të kontinentit. Para vitesh tufat erdhën në nëntor, por kohët e fundit kjo ndodh në janar. Më shumë pata të vogla laramane erdhën të kalojnë dimrin në Bullgari në vitin 2018, kur në mars në zonat e mbrojtura u regjistruan 30 mijë shpendë.

Më shumë nga rubrika

kuzhina bullgare: sarma me lakër arme

Një meny speciale do t'u prezantojë turistëve kuzhinën tradicionale të regjioneve të ndryshme në Bullgari

Tanimë po punohet mbi krijimin dhe formimin e një menyje kombëtare bullgare, në të cilën përzgjidhen gjellët tradicionale dhe verërat karakteristike për vendin. Ideja është që kjo të mund të plotësojë përfytyrimin dhe njohjen e turistëve të huaj..

botuar më 20-08-06 3.59.MD

Partia në pushtet GERB dhe një parti e re kanë përkrahje të njëjtë elektorale

Një studim i agjencisë “Market Links” tregon se partia në pushtet “GERB” dhe partia e re e shoumenit Sllavi Trifonov “Nuk ka një popull të tillë” gëzojnë përkrahje të njëjtë elektorale – 15%. Në vend të tretë është Partia Socialiste Bullgare (BSP)..

botuar më 20-08-06 11.09.PD

Shndërrimi i fytyrës së Shpëtimtarit Krisht - festë e cila forcon besimin dhe jep kurajë për kalimin e vështirësive

Më 6 gusht Kisha Ortodokse Bullgare feston Metamorfozën /Shndërrimin/ e Shpëtimtarit Krisht - një nga datat më të ndritshme në kalendar. Sipas teksteve të ungjillit, në këtë ditë Krishti zbulon përpara tre prej dishepujve të vet origjinën e tij..

botuar më 20-08-06 5.35.PD