Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bizonët u kthyen në Rodopet Lindore

Në lashtësi bizonët kanë populluar tokat trake, por me përparimin e qytetërimit dhe me prerjen e pyjeve popullimi i tyre ka filluar të pakësohet. Derisa një ditë në fillim të shekullit të kaluar  në Kontinentin e Vjetër u zhduk dhe përfaqësuesi i fundit i këtij lloji të specieve shtazore.

Një kope prej 7 bizonëve evropianë prej disa muajve jeton  në liri në parkun e gjuetisë “Studen Klladenec” në malet Rodope. Pak nga pak bizonët evropianë kthehen  në natyrën e egër në sajë të përpjekjeve për rivendosjen e tyre në mjedisin e natyrshëm me ndihmën e përfaqësuesve të paktë në parqet zoologjike. Projekti realizohet nga Rewilding Europe dhe nga Bashkimi i Gjahtarëve dhe i Peshkatarëve në Bullgari.

Gjatë vitit 2013 nga qendrat e mbarështimit në Gjermani tek ne mbërritën kafshët e parë. Ata kaluan disa vjet në një hapësirë të rrethuar, derisa u përshtatën me mjedisin e ri. Ndërkohë lindi dhe bizoni i parë. Sot gardhet rrethuese janë hequr dhe bizonët i gëzohen jetës së tyre të lirë.

Bizonët tanimë po përshtaten, por që të mund të themi se plotësisht janë përshtatur me natyrën, duhet të paktën të kalojë  një vit kalendarik dhe kafshët të provojnë vështirësitë e çdo një stine - thotë Hristo Hristov, përfaqësues për Bullgarinë i nismës pan-evropiane për rimëkëmbjen e natyrës së egër Rewilding Europe. Në parim, që të rimëkëmbet ndonjë lloji i zhdukur, është e domosdoshme të jenë në dukje kafshë të lindur në natyrë dhe ato në radhë të vet të krijojnë një brez të ri. Sa u përket bizonëve evropianë ky proces do të jetë i gjatë, sepse ata arrijnë pjekuri  gjatë vitit të katërt dhe lindin minimum në moshën 5 vjeçare.

Aktualisht në hapësirën e rrethuar jetojnë akoma bizonë të tjerë, të cilët herët ose vonë po kështu do të dalin në liri. Fillimisht në natyrë do të lirohen disa kafshë femra, që të mund të shtohet mbarështimi i tyre.

Tani për tani ne nuk i lëmë bizonët, të cilët janë të lirë, të përballojnë vetë situatën dhe u ndihmojmë - thotë akoma mbrojtësi i natyrës. Qëllimi ynë është që ata të qëndrojnë në fermën e drerëve, që të mund  të vërejmë sjelljen e tyre. Dhe gjithmonë u japim  nga diçka të vogël si ushqim, pavarësisht se ata mundin të ushqehen dhe vetë. Bizonët evropianë kullosin bar, hanë degët e shkurreve dhe të pemëve, marrin myshkun nga gurët.”

Kthimi i bizonëve evropianë  është me rëndësi të madhe për rimëkëmbjen e natyrës së egër në Rodope. Sipas Hristo Hristovit  në pjesën lindore të malit tanimë janë rivendosur pothuajse të gjitha llojet e kafshëve të zhdukura - mes tyre janë kuajt e egër, drerëtеrëndomtë dhe hutat.

Presim që kthimi i bizonëve të ndikojë pozitivisht, me qenë se ato janë pjesë e barngrënësve të mëdhenj, kurse çdo një nga këta kafshë e ka vendin e vet në natyrë - shton ai. Atje ka vend po kështu  dhe për shqiponjat mbretërore, edhe për korbat blu, edhe për shumë më tepër lloje të fluturave dhe të hardhucave.  Kështu që shpresojmë që me ndihmën e përbashkët të kafshëve barngrënëse të mëdhenj të mund të kemi një larmi biologjike më të pasur. “

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Staffan Widstrand / Rewinding Europe dhe Rewilding Rhodopes

Më shumë nga rubrika

COVID-19: Më se 200 ndërmjetës shëndetësorë janë në vijën e përparme në punën me grupet e pakicave

Të mbyllur prapa kordonëve të policisë, mijëra njerëz janë në nevojë në lagjet e romëve. “Uria po vjen për gjithnjë e më shumë familje në nevojë, por problemi i tyre nuk gjen zgjidhje adekuate”, thekson profesori Ivajllo Tërnev, shef i klinikës në..

botuar më 20-04-07 2.55.MD

Bullgarja Aneta Rinaldi në Romë: “Duhet të jemi të disiplinuar dhe të besojmë në kuptimin e ekzistencës sonë”

Masat e rrepta të cilat u vendosën në shumicën e shteteve evropiane që të ndalohet përhapja e koronavirusit dështuan planet e qindra bullgarëve, të cilët nuk do të kthehen për festat e Pashkëve. Thirrja që të mos udhëtohet nga dhe për në Itali..

botuar më 20-04-06 12.37.MD

I linduri në Amerikë Erik Aleksiev kthehet tek rrënjët e veta në Bullgari

Gjithnjë e më shumë janë bullgarët, të cilët pas vite të tëra jete jashtë Bullgarisë, i rizbulojnë vlerat e atdheut dhe kthehen tek ne për të filluar këtu   jetën e tyre të re. Një prej tyre është 25-vjeçari Erik Aleksiev, kthimi i të cilit në..

botuar më 20-04-04 7.30.PD