Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zëvendësimi i një ministri i la në hije mesazhet e partive në fillim të sesionit të ri parlamentar

Hristo Pançugov
Foto: BGNES

Një ditë pas fillimit të sesionit të ri parlamentar (më 15 janar), reagimet në hapësirën publike sa i përket kësaj ngjarjeje tregojnë se synimet e shpallura të partive politike janë lënë në hije nga zëvendësimi i Ministrit të mjedisit dhe ujërave.

Disa media nënvizojnë se titullari i mëparshëm i këtij posti Neno Dimov ishte liruar, kurse ministri i ri – Emill Dimitrov, ishte miratuar në mungesën e Kryeministrit Bojko Borisov me të njëjtin vendim. Neno Dimov po ndodhet në paraburgim me akuzë për keqmenaxhim të qëllimshëm për shkak të kizës me mungesën e ujit të pijshëm në qytetin Pernik

Përshtypje të madhe bëri refuzimi i partisë opozitare “Volja” që të marrë pjesë në votimin për ndërrimin e ministrit. Për shkak të këtij vendimi të saj procedurat e lidhura me miratimin e ministrit të ri kaluan pa probleme. Ky pozitë e “Voljës” përkon tërësisht me mendimin e politologut Hristo Pançugov, të shprehur para mikrofonit të BNR-së. Sipas tij qeverisja aktuale e Bullgarisë është pa alternativë, funksionimi i Parlamentit është bërë i pakuptimtë, sepse nuk ka ndarje mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës. Sikur ka konsensus për përfundimin e mandatit të kësaj qeverie”, kurse kjo gjë e bën që të mendojmë se mocioni i mosmesimit ndaj qeverisë së tretë të Bojko Borisovit, i cili po diskutohet nga opozita, nuk do të ndryshojë në asnjë mënyrë situatën politike në vend. Sepse asnjë nga partitë parlamentare nuk kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Në intervistën në fjalë politologu shtoi gjithashtu se pavarësisht se pushteti duket i sigurt, çdo një krizë e ardhshme mund të shkaktojë ndryshim të papritur. Ndoshta dhe për këtë arsye vëmendja e mediave është përqendrosh më shumë mbi ministrin e ri, sesa mbi synimet e shprehura nga ana e forcave parlamentare sa i përket sezonit të ri politik.

Mediat komentojnë më shumë premtimin e Emill Dimitrovit se do të bëjë çdo gjë të mundshme për kapërcimin e krizës në Pernik në bashkëpunim me të gjithë Këshillit të Ministrave dhe personalisht të Kryeministrit Bojiko Borisov. Në deklartat e veta ministri i ri nënvizoi se tashmë merret me angazhime konkrete në këtë drejtim. Gazeta “Dnevnik” komenton deklaratën e Dimitrovit se do të veprojë më shumë si administrator, sepse nuk është specialist në sektorin ekologjik, dhe do të përpiqet të bashkëpunojë sa më shumë me ambientalistët.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Снимка: Pixabay

Ngjarjet me adresë ballkanike

Covid-19 largohet nga Ballkani Në Ballkan po vëzhgohet tendenca e uljes së intensitetit të epidemisë së Covid-19. Më 28 maj në Serbi rastet e regjistruara të koronavirusit për 24 orët e fundit janë 48 me tendencë pozitive, në Greqi ka vetëm 11..

botuar më 20-05-28 3.06.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia do të pakësojë tatimet për daljen më të shpejtë nga kriza Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis shpalli një plan për ristartimin e ekonomisë. Masat prej 17 mlrd eurosh janë në përkrahje të shëndetësisë, të vendeve të punës dhe turizmit. Ulen..

botuar më 20-05-21 2.20.MD

Bashkimi Evropian tregon rëndësinë e fjalëve solidaritet dhe unitet

Bashkimi Evropian  e pret festën e vet në kushtet e krizës së paparë shëndetësore dhe ekonomike, të shkaktuar nga pandemia me Covid-19. Sivjet Dita e Evropës është shumë më e veçantë dhe për shkak të dy përvjetorëve të ngjarjeve të rëndësishme për..

botuar më 20-05-09 7.00.PD