Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ruajtësi i traditave për vitin 2019 është gajtanxhiu Ivan Gërbaça

Viti 2019 është një vit më special për mjeshtrin e qytetit Plovdiv Ivan Tonev – i njohur më tepër me emrin Gërbaça. Për punën e tij të palodhshme për ringjalljen dhe ruajtjen e zanatit të lashtë të terzinjve, Ivan Gërbaça mori dekoratën “Ruajtësi i traditave” në kategorinë “Zanate”, të themeluar nga Shoqata për Zhvillimin e Arteve dhe të Zanateve “ARIZ-7”.

Ivan Gërbaça ka atelie, në cilën shkon secili që do të qepë një veshje popullore burrash dhe ajo të jetë jo vetëm sipas shijes por t’i përgjigjet madhësisë së tij. Vite të tëra me radhë punimi i rrobave për burra ka qenë një punim në kohën e lirë për financuesin e diplomuar Ivan Tonev. Përpara dy vjetëve ai jep me sukses provimin për mjeshtër të gajtanëve, dhe më posaçërisht për vënien e tyre në punimin e veshjes popullore të meshkujve. Kjo i jep stimul të ndërrojë zyrën e kompanisë së sigurimeve, ku punon, me atelienë e zanateve. Thotë se për asnjë moment nuk i ka ardhur keq për zgjedhjen që ka bërë.

Zanati i terziut, të cilin po e praktikoj nuk figuron në klasifikimin e zanateve dhe më afër tij qe punimi i gajtanëve. Pas kësaj pune u pasionova përpara 6 vjetëve, kur bashkë me shokë dhe bashkëmendimtarë të mi vendosëm të krijojmë shoqatën “Kaçakë”. Vet emri supozon, se mundohemi të rikrijojmë epokën, kur kemi qenë nën robërinë turke dhe më konkretisht kohërat e turbullta nga mesi i shekullit të 18 dhe fillimi i shekullit të 19. Mjerisht, bullgari nuk është shumë mirë i njohur me rëndësinë  e lëvizjes së kaçakëve. Kur filluam të formojmë shoqatën tonë grumbullonim rroba, armë, por doli se rrobat fare nuk i përgjigjen kërkesës tonë. Çdo gjë qe e varfër për nga ornamentet dhe e vogël si madhësia. U nisëm të kërkojmë ndihmë dhe në fund të fundit unë vet filloi të qep rroba të sipërme burrash sipas një teknologjie të lashtë. Tek ajo çdo gjë bëhet në dorë, siç ka qenë përpara 200 vjetëve. Unë merrem me kërkimin e modeleve, shkoj nëpër muzetë, fotografoj rrobat e vjetra, studioj teknologjinë e gajtanëve. Për veshjen përdor materiale autentike-shajak, kurse gajtani, të cilin e vendos, është nga Muzeu Etnograf në të hapur “Etera”, ku e thurin dhe e endin në makina autentike për gajtanë – çarkove – kjo është makina e cila thur kordonin prej leshi. Terzinjtë kanë qepur kryesisht rrobat e sipërme të burrave, përderisa të grave - më rrallë. Përveç kësaj në veshjen popullore të grave gajtanët nuk përdoren kaq shumë. Funksioni i gajtanit në rrobat është kryesisht praktik, ai e fsheh vendin, ku bashkohen dy pjesë. Që të bëhet  e bukur, stërgjyshërit tanë kanë shfaqur shije ndaj detajit dhe kanë fshehur elementet e çiftuar, kështu nga defekti është bërë efekt.

Ky zanat për nga prioriteti është një zanat meshkujsh, sepse puna supozon përdorimin e një force më të madhe fizike. Procesi i punimit të veshjes së burrave vazhdon më shumë se një muaj – thotë mjeshtri.

Tek rrobat e grave theksi është më tepër mbi zbukurimin e qëndisur, gajtani pothuajse mungon. Ndaj momentit nuk ka se kush të punojë veshje popullore të meshkujve, prandaj u drejtova drejt tyre. Mjerisht nuk ka mjeshtër të gjallë, që të marrë përvojë  dhe dije. Në procesin e studimit të një veshjeje popullore unë zbuloj, gjëra të cilat kanë qenë të njohura nga mjeshtrit e vjetër. Në dyqan kam vënë shpallje, se kërkoj çirak, por deri tani asnjë nuk ka mbetur më gjatë. Vijnë dhe kur shikojnë  sesa e rëndë është puna, heqin dorë duke më shpjeguar, se kërkohet dhurim i madh, ndërsa puna e detajeve është e mërzitshme dhe e bezdisshme.  Dhe me të vërtetë, një veshje popullore burrash, e cila është në komplet me poturet, jelekun dhe anterinë /pjesën e përparme/ punohet shumë ngadalë. Deri në këtë moment realizoj çdo gjë në dorë dhe nuk kam bërë kompromise në këtë drejtim. Preferoj të mund ta ruaj këtë zanat në pamjen e tij të lashtë dhe autentike. Mua puna më sjellë një kënaqësi të madhe. Gëzim më të madh përjetoj atëherë kur vjen ndonjë klient të marrë veshjen dhe kur shikoj shkëlqimin në sytë e tij, kur e vesh rrobën dhe e shikon veten me të. Ky moment nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër. Kohët e fundit shikoj sesi po grumbullon një popullaritet ky kthim mbrapa drejt traditës-kurse tradita do të thotë të transmetosh përvojë dhe dije nga brezi në brez. Do të jem i lumtur nëse edhe unë do të mund  të gjejë pasues që të mund të ruhet i gjallë zanati im në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

56 fotografi zbulojnë bukurinë e bullgares në Razllog

Tablo prej druri të stolisura me zilet e vogla tipike për qytetin Razllog (Bullgari Jugperëndimore) dhe me fije të ngjyrosura zbukurojnë parkun para Muzeut Historik të qytezës malore. Atje janë radhitur vepra të fotografit Petër Petrov, ku mund të shihen..

botuar më 20-05-23 6.35.PD
Nikozia, 22 prill 2020, një grua e moshuar kalon pranë statujës së Perëndeshës Athina

Këngëtari folklorik Dobrin Dobrev: Njerëzit në Qipro i respektojnë masat e shpallura nga qeveria

“Përshëndetje të gjithëve nga Qiproja e ngrohtë. Këtu moti është shumë i bukur dhe vërtetë është keq se jemi mbyllur në shtëpi, por duhet të jemi të disiplinuar deri në fund” – me këto fjalë filloi biseda me bashkatdhetarin tonë Dobrin Dobrev i cili që..

botuar më 20-04-26 7.00.PD

E Shtuna e Ngjalljes së Llazarit është një festë e cila në kohë të vështirë mbush me shpresë

Kurorë e vajzave të quajtura llazarki hedhur në lumë – kështu mund të ilustrojmë traditën e bukur pranverore bullgare Llazaruvane. Ky rit është karakteristik për ditën në të cilën kisha ortodokse kremton Ngjalljen e Llazarit. Kjo festë gjithnjë..

botuar më 20-04-11 6.45.PD