Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë etnografike prezanton në Sofje simbolet e begatisë nga Maqedonia e Veriut

Pasuria dhe larmia e kulteve dhe e traditave të lidhura me pjellorinë dhe begatinë në regjionin e Ballkanit prezanton një ekspozitë nga Republika e Maqedonisë Veriore. Ajo është renditur në 5 sallat e Muzeut Etnografik Kombëtar në Pallatin Princëror në Sofje dhe do të mbetet aty deri në mesin e muajit janar 2020. Në një vend mund të vihen re mbi 50 eksponate nga Antikiteti deri në kohën e sotme, të cilat ilustrojnë shumë qartë synimin e njeriut për t’u trashëguardhe për sigurimin e jetës së mirë për familjen. Një pjesë e rëndësishme nga ekspozita janë skenat nga filmat dokumentarë, të cilat e çojnë  vizituesin deri tek qendrat e rëndësishme shpirtërore në territorin e fqinjës sonë jugore, të lidhura me kultin për pjellori dhe begati.  Në ekspozitë janë gërshetuar dhe pjesë nga krijimtaria popullore – këngë, përralla, gjëegjëza, legjenda, të cilat plotësojnë përshtypjen për rëndësinë e temës në vetëdijen kolektive të njerëzve. Në të marrin pjesë dhe simbole si pula dhe të vezës (simboli universal  i jetës dhe i begatisë).

“Gjel i kuq, pulë e zezë: kulte, rite, tradita dhe besime të lidhura me begatinë,” është titulli, nën të cilin është prezantuar ekspozita, në të cilën marrin pjesë eksponate të 3 muzeve nga kryeqyteti maqedonas Shkup.Ekspozita është shumë interesante, sepse bashkon përpjekjet e kolegëve, të cilët punojnë në sfera të ndryshme të folklorit dhe të etnografisë, të cilët e studiojnë temën, kurse tani u mblodhëm, që t’u prezantojmë një projekt shumë të mirë thotë kuratori Jovan Shurbanovski, etnograf nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo është një ekspozitë tepër e ndërlikuar për t’u organizuar, sepse mbi të punuan dy institucione – Muzeu Arkeologjik dhe Dega Etnografike e Muzeut të Maqedonisë Veriore, si dhe specialistë  nga Fakulteti i Etnologjisë dhe Antropologjisë. Që të gjithë prezantojnë të njëjtën problematikë, por e vërejtur përmes aspekteve të ndryshme. Shpresoj se për publikun në Bullgari do ti jetë interesante të shikojë temën për begatinë të tillë, siç është në folklorin tonë. Ne, të cilët merremi me etnografi, nuk mund të dallojmë një eksponat, i cili të jetë më i vlefshëm në krahasim me të tjerët.Por, mënyra e lidhjes së tyre dhe konteksti, në të cilin është paraqitur çdo një detal, janë me rëndësi, sepse vetëm kështu mesazhi i ekspozitës mund të kuptohet , vetëm kështu tema është prezantuar në mënyrë të tërësishme dhe të kuptueshme.

Krahas me figurat parahistorike, enët antike dhe llambat , ekspozita përmban dhe sende të shumta nga karnavalet, dasmat dhe nga festat dhe ritet e tjera, të cilat u kushtohen momenteve kalimtare në natyrë dhe në jetën e njeriut.


“Gjel i kuq, pulë e zezë” është ekspozita e cila ka një perspektivë pak më të ndryshme – në mënyrë elegante dhe tepër fine afrohet deri tek përfytyrimet erotike në kulturën tradicionale – thotë asistentja doktoresha Iglika Mishkova, etnologe nga Instituti i Etnografisë dhe Folkloristikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Çdo një këtu mund të gjejë nga ndonjë gjë interesante. Në mënyrë shumë fine dhe elegante është paraqitur tema për pjellorinë, por njëkohësisht jep informacion për çdo një nga elementet nga lashtësia, deri në ditët tona. Sendet, ne etnografët i njohim, por dhe në Ballkan kemi elemente të shumta të përbashkëta, prandaj është e vështirë diçka të na befasojë. Por këtu është interesante mënyra në të cilën janë zgjedhur dhe paraqitur eksponatet. E para e cila do të jetë kureshtare për vizituesitjanë figurat e Perëndeshës Nënë, të cilat i përngjajnë një shtëpie – më bëri përshtypje se ato tërheqin vëmendjen e publikut. Po kështu ka se çfarë të shikojnë adhuruesit  e folklorit “seksual”:këngë, përralla, histori, gjëegjëza, legjenda, rituale e të tjera, përmes të cilave njeriu shpjegon intimitetin midis burrit dhe gruas).Mendojmë se, paraardhësit tanë kanë qenë mjaftë të ashpër, njerëz serioz dhe se një pjesë nga aludimet erotike janë bërë në mënyrë të fshehtë. Por ato ekzistojnë në këngët popullore dhe në kultet dhe ekspozita e tregon këtë. Njeriu dhe sot e kësaj dite bën çdo gjë, që të mund të sigurojë një brez të ardhshëm të shëndoshë, të sigurojë ushqim dhe të ketë shtëpi mbi kokën e vet, këto janë gjërat më njerëzore të cilat përsëriten kudo.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Në fshatin Baçevo, rajoni i qytetit Razllog, shënojnë Ditën e Shën Theodhorit me gara me kuaj

Sipas besimeve popullore që pas Ditës së Shën Theodhorit, e cila gjithnjë bie të shtunën e parë pas të dielës së të Lidhurave të Djathit, dita fillon të zmadhohet, ndërsa   moti bëhet gjithnjë e më i ngrohtë. Konsiderohet se kjo ditë secili që ka..

botuar më 20-03-07 9.05.PD

Kukerë luajnë ditën e të Lidhurave të Djathit

Në thelbin e traditës së kukerëve / burra të maskuar dhe të veshur me petka prej lëkure të cilët luajnë për të dëbuar të keqen/ është të tregojë natyrën që po vdes dhe prapë rilindet - gjë e cila  është e koduar dhe është baza e të gjitha besimeve..

botuar më 20-02-27 1.56.MD

Kostadin Gençev: “Folklori është një burim i pashtershëm”

Muzika popullore është jetë dhe profesion për gajdexhiun e njohur Kostadin Gençev. Para pak kohe ai festoi jubileun e vet të 50. Ai është instrumentist virtuoz, autor orkestrimesh të melodive dhe valleve popullore. Është autor muzike në bazë të folklorit..

botuar më 20-02-12 2.21.MD