Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Ivan i Rillës – shenjtori më i madh bullgar

Foto: rilskimanastir.org

Më 19 tetor Bullgaria ortodokse shënon nderin e mbrojtësit të saj qiellor Shën Ivan Rillski /876-946/.

Deri në moshën 25 vjeç ai ka qenë bari i zakonshëm.Ka hedhur poshtë qëllimin për pasuri, ndërsa lakmia dhe zilia sipas tij kanë qenë veset më të mëdha, të cilat i kanë penguar njerëzit në rrugën e lartësimit të shpirtit. Ka jetuar në kohën e mbretit bullgar Petër I dhe në fundin e jetës së tij ka themeluar një prej manastireve më të respektuara nga të gjithë bullgarët – Manastirin e malit Rilla.

Jeta e tij ka kaluar në një periudhë tepër të vështirë për njerëzit, në kushtet e pabarazisë sociale për shkak të sistemit të zhvilluar feudal. Vetë mbreti Petër ka treguar respektin e vet të madh ndaj shenjtorit, duke ndërmarrë udhëtimin e gjatë nga kryeqyteti i atëhershëm i Bullgarisë – Veliki Presllav, deri në malin Rilla, për ta parë shenjtorin dhe për t’i dëgjuar fjalët e tij të urtë. Sot lipsanët e Ivan Rillskit ruhen në Manastirin e Rillës.

19 tetor është gjithashtu dita e mjekëve bullgarë dhe festa e Seminarit të Sofjes “Shën Joan i Rillës”.

Më shumë nga rubrika

Pellagija Vidinska ka diktuar modën në Mbretërinë e Bullgarisë

Vetëm për disa dekada kryeqyteti i porsaçliruar bullgar nga zgjedha osmane u shndërrua në një qytet me pajisje moderne, rrugë të gjera dhe godina të mëdha. Takimi me kulturën evropiane, me universitetet, udhëtimet, e gjithë kjo kontribuoi për formimin e..

rinovuar më 20-05-25 6.10.MD
Deultum-Debelt

Kolonina romake Deultum afër Burgasit ka pasur port

Arkeologët nga Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum-Debelt afër Burgasit zbuluan provën e parë me shkrim se kolonia romake Deultum ka pasur port, bëri të ditur BGNES. Shkrimi është në pjesën e një sarkofagu prej guri gëlqeror të datuar në..

botuar më 20-05-25 1.10.MD

Muzeu Historik në Jamboll me atelie dhe lojëra online

Nga 23 maji Muzeu Historik Regjional në Jamboll (Bullgari Juglindore) do të transmetojë çdo të shtunë në faqen e vet elektronike atelie tematike dhe lojëra. Në programet me titullin “Katër histori dhe një muze” shikuesit do të mësojnë fakte interesante..

botuar më 20-05-23 6.15.PD