„Beteja“ për postin e kryetarit të bashkisë së Sofjes – tema numër një në fillim të sezonit të ri politik

Foto: BGNES

Një ditë para seancës së parë të Kuvendit Popullor pas pushimeve verore, emocionet politike janë në kulm e sipër. Arsyet për këtë janë deklaratat zyrtare të rivaleve kryesore për postin e kryetarit të bashkisë së Sofjes për pjesëmarrje në garën zgjedhore. Emrat e tyre edhe deri tani lidheshin me zgjedhjet lokale gjatë tetorit, por tani pjesëmarrja e tyre është e sigurt.

Zakonisht kjo garë – për kryeqytetin e Bullgarisë, është tregues për tendencat në politikën e brendshme. Kryetarja aktuale e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëskova pohoi zyrtarisht kandidaturën e saj për këtë post, kurse disa orë më vonë të njëjtën e bëri dhe avokatja e popullit Maja Manollova. Në lidhje me këtë situatë një e përditshme kryeqytetase shkruan se “zgjedhjet fillojnë me intrigë”. Dhe në të vërtetë është kështu. Partia GERB, e cila po qeveris në partneritet me parti nacionaliste, për zgjedhjet vendore zgjodhinjë partner tjetër – Bashkimi i Forcave Demokratike. Në Sofje partia në pushtet përkrah kandidaturën e Jordanka Fandëkova, por për të njëjtin post do të garojë dhe një kandidat tjetër nga hapësira e djathtë politike – ai i lëvizjes “Bullgaria Demokratike”. Rivalja kryesore e Fandëkovës – Maja Manollova është politikane me përvojë të madhe, e cila në të kaluarën e afërt ishte pjesë e Partisë Socialiste Bullgare. Por për zgjedhjet e ardhshme ajo preferon që kandidatura e saj të jetë e pavarur. Në këtë situatë organizata vendore e socialistëve në kryeqytet, po të dëshirojë mund ta përkrahë Maja Manollovën dhe tani për tani duket se kjo është e mundshme. Diçka interesante propozoi liderja e “Lëvizjes 21” Tatjana Donçeva, e cila para dy ditësh deklaroi se “partitë e djathta duhet ta përkrahin Manollovën, sepse “duke pasur parasysh kandidatët e tjerë, ajo është varianti më i mirë”. Studimi i zhvilluar nga agjencia “Gallup” tregon se është në të vërtetë e mundshme që Maja Manollova të marrë përkrahje edhe nga forcat e majta, edhe nga ato të djathta. Sipas sociologëve Maja Manollova aktualisht ka përparësi prej 8% para kandidates së GERB-it Jordanka Fandëkova dhe po të ketë balotazh, votat e “Patriotëve të Bashkuar” dhe të “Bullgarisë Demokratike” do të ndahen baras midis të dyja kandidateve.

Gara në Sofje do të ndiqet me vëmendje të madhe sepse fitorja eventuale e Manollovës mund t’i ndikojë negativisht pozitat e GERB-it në pushtetin ekzekutiv qendror. Por zgjedhjet vendore janë një sprovë e madhe edhe për partitë e tjera politike. Pas humbjes të cilën e pësoi Partia Socialiste Bullgare në zgjedhjet e fundit për Parlament Evropian gjatë kësaj pranvere, akoma një humbje në zgjedhjet lokale do të ketë pasoja të dëmshme për organizatën e brendshme politike të socialistëve dhe personalisht për lideren e partisë Kornelija Ninova. Dy partitë që janë pjesë e koalicionit qeverisës dhe që janë bashkuar në formacionin “Patriotët e bashkuar” – VMRO dhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë, akoma nuk kanë marrë vendime për pjesëmarrjen e tyre në këto zgjedhje.

Zgjedhjet vendore më 27 tetor janë objekt i vëmendjes së shoqërisë edhe për një arsye tjetër. Për herë të parë fushatat zgjedhore të kandidatëve mund të financohen nga persona fizikë apo juridikë. Ndjeshmëria e shoqërisë lidhur me këtë temë është e madhe, aq më shumë se dje Ministria e Financave informoi se disa nga partitë (Partia Socialiste Bullgare, VMRO, Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë dhe “Ataka”) akoma nuk i kanë kthyer subvencionet tepër të larta, të cilat i kanë marrë duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme. Pushimet verore të deputetëve përfundojnë më 4 shtator dhe atëherë do të zhvillohet seanca e parë e sesionit të vjeshtës dhe të dimrit të Kuvendit. Në të tema zgjedhore me siguri do të dominojë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Më shumë nga rubrika

CETA provokon pyetje që kanë përgjigje të ndryshme

Me 110 vota “pro”, 98 “kundër” dhe 7 “abstenim” Parlamenti bullgar miratoi para pak kohe në lexim të parë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse për Ekonomi dhe Tregti mes Kanadasë dhe Bashkimit Evropian (CETA). Pritjet janë që..

botuar më 20-02-11 2.56.MD
Presidenti Rumen Radev

Polemikë e ashpër politike pas fjalimit të Rumen Radevit

Fjalimi , me të cilin dje Presidenti Rumen Radev shpalli se heq besimin e tij nga qeveria, sot është tema kryesore për të gjitha mediat bullgare. Nën titullin kryesor “ Lufta e ftohtë u bë e nxehtë ” gazeta “Dnevnik” citon mendimet e dy..

botuar më 20-02-05 1.39.MD
Kryeprokurori Ivan Geshev: “Askush nuk është i paprekshëm nga ligji. Në se kishte ndonjë periudhë të tillë në historinë bullgare pas vitit 1989, ajo është në të kaluarën. Bullgaria po ndryshohet.

Biznesmenë të mëdhenj bullgarë në qendrën e vëmendjes së drejtësisë

Pas biznesmenit Cvetan Vasilev, pronar i Bankës së falimentuar Korporative, i cili akuzohet për krime për 1.4 miliard euro, pas bosit të prodhimit të alkoolit Minju Stajkov me 70 milion euro të sekuestruara, pas familjes Arabaxhievi, milionerë në..

botuar më 20-02-05 1.33.MD