Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngë dhe valle pranë Shenjtërores “Shputa e Hyjlindëses”

Foto: starazagora.bg

Në pushimoren Banjo Minerale të Stara Zagorës hapet edicioni i 14-të i Tubimit kombëtar folklorik trak “Shputa e Hyjlindëses”. Ai mban emrin e zonës “Shputa e Hyjlindëses” e cila konsiderohet një vend i shenjtë plotë energji. Sipas legjendës aty zbriti Hyjlindësja për të shpëtuar një të krishteri të persekutuar, ndërsa shputa e saj la gjurmë në një shkëmb dhe formoi një govatë gurore e cila gjithnjë është plotë me ujë nuk thahet kurrë. Shumë njerëz vijnë këtu me shpresën të shërohen.

Qëllimi i festivalit, i cili sivjet mbahet më 24 dhe 25 gusht, është të ruhen traditat folklorike dhe zakonet popullore jo vetëm në trevat trake, por edhe në mbarë Bullgarinë. Në programin e konkursit marrin pjesë ansamble të instrumentistëve dhe të vallëzimit, kore popullore. Vizituesit mund të shikojnë shfaqjen “Oborri i fshatit” kushtuar mënyrës së jetesës dhe kulturës tradicionale të bullgarëve dhe të blejnë suvenire nga ekspozita Pazar “Rruga e zanateve”.

Më shumë nga rubrika

“Sa spërkatje nga uji, kaq fëmijë në fis”

Ashtu si shumë festa popullore dhe dita e gjyshes mami festohet më dy data-më 8 janar sipas stilit të ri dhe më 21 janar në bazë të stilit të vjetër. Sipas pikëpamjes tradicionale, ajo është e fundit nga triada e festave të quajtura bullgarisht..

botuar më 20-01-21 4.03.MD

“Të të mbushë shpirtin” – kujtime për gajdexhiun legjendar Kostadin Varimezov

Që kur ishte gjallë e quanin “mbret të gajdes bullgare”, “Shën Kostadin të muzikës popullore” ndërsa studentët e tij në Kanada dhe në ShBA-në iu drejtuan atij me nderim me fjalën “profesor” megjithëqë nuk kishte titull akademik. “Të të mbushë..

botuar më 20-01-14 1.11.MD

Riti “Surva” ekziston, por Festival “Surva” sivjet nuk do të ketë

“Surva” është një rit i burrave të maskuar të quajtur “kukeri”. Ai është karakteristik për natën e 13 janarit duke u gdhirë 14, kur shënohet Viti i Ri popullor. Riti “Surva” që prej kohe u zmadhua në një Festival Ndërkombëtar të Lojërave me Maska..

botuar më 20-01-10 2.28.MD