Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një anije për arkeologji eksperimentale u nis nga Bullgaria për në Kretë

Foto: BTA

Ekspedita Ndërkombëtare “Abora4-argonaut nga epoka e gurit” u nis me lundrim nga Varna. Në ekuipazh është dhe arkeologu nga qyteti Varna Teodor Rokov. 11 anëtarët e tjerë janë nga Gjermania, Holanda, Bolivia, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Turqia dhe Greqia. Anija primitive e ndërtuar prej kallami është e gjatë 14 metra, e gjerë 4 metra dhe e lartë 2 metra. Ajo u ndërtua në bregun e liqenit Belloslav në afërsi të qytetit Varna prej 2 indianëve, nga fisi ajmara i cili jeton nëpër bregun e liqenit Titikaka. Për modelin e “Abora 4” janë përdorur piktura shkëmbore nga Kaukazi, Egjipti dhe Mesopotamia. Qëllimi bazë i ekspeditës është ta kalojë në përputhje me përshkrimet e Herodotit itinerarin detar për tregti nga Deti i Zi deri në Mesdheun Lindor.



Më shumë nga rubrika

Nuk ka të vdekur nga koronavirusi në vend gjatë 24 orëve të fundit

Nuk ka të vdekur në Bullgari nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. 25 janë rastet e reja të regjistruara. Bashkë me to numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend bëhet 379. 113 pacientë janë në spital dhe 13 prej tyre janë të intubuar. 57 për qind e..

botuar më 20-03-31 8.33.PD

COVID-19 rriti nivelin e shqetësimit ndër bullgarët

Më të stresuara gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari për shkak të COVID-19 janë gratë në Sofje në moshën nga 31 deri në 45 vjeç, të cilat punojnë në shtëpi. 60 për qind prej të anketuarve mendojnë se ata nuk janë rrezikuar nga infektimi. Gjysma..

botuar më 20-03-31 8.00.PD

Rritet deficiti në buxhetin shtetëror të Bullgarisë

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar në distancë qeveria rriti deficitin e buxhetit shtetëror për vitin 2020 deri në 2.9 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Qëllimi është financimi i masave të jashtëzakonshme për përballimin e pandemisë..

botuar më 20-03-31 7.37.PD