Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një anije për arkeologji eksperimentale u nis nga Bullgaria për në Kretë

Foto: BTA

Ekspedita Ndërkombëtare “Abora4-argonaut nga epoka e gurit” u nis me lundrim nga Varna. Në ekuipazh është dhe arkeologu nga qyteti Varna Teodor Rokov. 11 anëtarët e tjerë janë nga Gjermania, Holanda, Bolivia, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Turqia dhe Greqia. Anija primitive e ndërtuar prej kallami është e gjatë 14 metra, e gjerë 4 metra dhe e lartë 2 metra. Ajo u ndërtua në bregun e liqenit Belloslav në afërsi të qytetit Varna prej 2 indianëve, nga fisi ajmara i cili jeton nëpër bregun e liqenit Titikaka. Për modelin e “Abora 4” janë përdorur piktura shkëmbore nga Kaukazi, Egjipti dhe Mesopotamia. Qëllimi bazë i ekspeditës është ta kalojë në përputhje me përshkrimet e Herodotit itinerarin detar për tregti nga Deti i Zi deri në Mesdheun Lindor.



Më shumë nga rubrika

Ndihmë psikologjike online në gjendjen e jashtëzakonshme

Kryqi i Kuq Bullgar u përgjigjet nevojave të shoqërisë për ofrimin e ndihmës psikologjike në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe përshkallëzimit të stresit. Në faqen e internetit të organizatës /www.redcross.bg/ specialistët do të jenë gati..

botuar më 20-03-29 4.02.MD
Doc. Atanas Mangërov

Vdekshmëria reale nga COVID-19 është më e ulët sesa tregojnë llogaritjet aktuale

Specialisti infeksionist Atanas Mangërov nga Këshiilli mjekësor pranë qeverisë për kundërvënien e krizës me koronavirusin deklaroi para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare, se “numri real i të infektuarve me COVID-19 është dhjetëra herë më shumë,..

botuar më 20-03-29 3.34.MD

Është pastruar autostrada, e cila çon deri në kufirin me Turqinë

Rajoni pranë kufirit bullgaro-turk, ku para pak kohe kishte radhë të gjatë maunash dhe kamionësh, tashmë është pastruar nga mbetjet e lëna nga shoferët, njoftuan për BNR-në nga udhëheqja e pikës së kontrollit kufitar “Kapitan Andreevo”. Pas..

botuar më 20-03-29 3.11.MD