Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një anije për arkeologji eksperimentale u nis nga Bullgaria për në Kretë

Foto: BTA

Ekspedita Ndërkombëtare “Abora4-argonaut nga epoka e gurit” u nis me lundrim nga Varna. Në ekuipazh është dhe arkeologu nga qyteti Varna Teodor Rokov. 11 anëtarët e tjerë janë nga Gjermania, Holanda, Bolivia, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Turqia dhe Greqia. Anija primitive e ndërtuar prej kallami është e gjatë 14 metra, e gjerë 4 metra dhe e lartë 2 metra. Ajo u ndërtua në bregun e liqenit Belloslav në afërsi të qytetit Varna prej 2 indianëve, nga fisi ajmara i cili jeton nëpër bregun e liqenit Titikaka. Për modelin e “Abora 4” janë përdorur piktura shkëmbore nga Kaukazi, Egjipti dhe Mesopotamia. Qëllimi bazë i ekspeditës është ta kalojë në përputhje me përshkrimet e Herodotit itinerarin detar për tregti nga Deti i Zi deri në Mesdheun Lindor.



Më shumë nga rubrika

Transporti urban ndryshon orarin e punës për shkak të krizës

Nga data 8 prill i vitit 2020 transporti urban në Sofje ka orar të optimizuar të lëvizjes në kushtet e situatës së jashtëzakonshme. Këtë e njoftuan nga Bashkia e Kryeqytetit. Kurset e fundit të linjave të qytetit do të jenë përafërsisht në orën 22.00,..

botuar më 20-04-08 8.08.PD

Kryqi i Kuq i Bullgarisë shpërndaj ushqime

Nga data 8 deri më 16 prill më se 1 mijë banorë të Sofjes do të marrin pako individuale me 16 lloje produktesh ushqimore. Pakot janë kryesisht për njerëz të moshuar mbi 65 vjeç që jetojnë veçmas dhe pa të afërm dhe janë në listat e Agjencisë për Ndihmë..

botuar më 20-04-08 7.51.PD

COVID-19 në Bullgari: Dita 31

577 janë rastet e konfirmuara të Covid-19 në Bullgari Sipas të dhënave të fundit të Shtabit operativ kombëtar 577 janë rastet e konfirmuara të Covid-19 tek ne. Më 7 prill ka 12 raste të reja – 7 janë në Sofje, 3 – në Stara Zagora, 1 në Plovdiv..

botuar më 20-04-07 9.11.MD