Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një anije për arkeologji eksperimentale u nis nga Bullgaria për në Kretë

Foto: BTA

Ekspedita Ndërkombëtare “Abora4-argonaut nga epoka e gurit” u nis me lundrim nga Varna. Në ekuipazh është dhe arkeologu nga qyteti Varna Teodor Rokov. 11 anëtarët e tjerë janë nga Gjermania, Holanda, Bolivia, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Turqia dhe Greqia. Anija primitive e ndërtuar prej kallami është e gjatë 14 metra, e gjerë 4 metra dhe e lartë 2 metra. Ajo u ndërtua në bregun e liqenit Belloslav në afërsi të qytetit Varna prej 2 indianëve, nga fisi ajmara i cili jeton nëpër bregun e liqenit Titikaka. Për modelin e “Abora 4” janë përdorur piktura shkëmbore nga Kaukazi, Egjipti dhe Mesopotamia. Qëllimi bazë i ekspeditës është ta kalojë në përputhje me përshkrimet e Herodotit itinerarin detar për tregti nga Deti i Zi deri në Mesdheun Lindor.



Më shumë nga rubrika

399 janë rastet e ripohuara të COVID-19 në Bullgari

Sipas të dhënave të Shtabit Kombëtar Operativ 399 janë rastet e ripohuara të COVID-19 në Bullgari. Rastet e reja të vërtetuara në laboratorë janë 20 dhe prej të cilëve 19 në Sofje, ndërsa tjetri është në qytetin Pernik. 146 janë njerëzit me diagnozën e..

botuar më 20-03-31 5.22.MD

Bullgaria dhe 7 vende të tjera nga BE-ja kërkojnë heqjen e pakos “Mobilitet”

8 vende anëtare kërkuan nga BE-ja të përkrahë firmat transportuese të prekura nga pandemia COVID-19. Në një letër ministrat e transportit të Bullgarisë, Hungarisë, Lituanisë, Polonisë, Qipros, Letonisë, Maltës dhe Rumanisë ngulin këmbë të ndihmojnë firmat e..

botuar më 20-03-31 4.57.MD

Një sajt i posaçëm do të informojë për strategjitë e suksesshme kundër COVID-19

Këshilli i ekspertëve mjekësorë pranë Këshillit të Ministrave përgatiti një raport me strategjitë e suksesshme bullgare dhe botërore për përballimin e krizës së COVID-19. Raporti prej 200 faqesh duhet të miratohet në Ministrinë e Shëndetësisë dhe pas..

botuar më 20-03-31 4.03.MD