Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nxehtësia rrit konsumin e korrentit në Bullgari

Foto: BGNES

Nxehtësia e madhe gjatë javës së fundit rriti konsumin e korrentit në Bullgari me 10-15%. Kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike u bënë thirrje konsumatorëve të kursejnë korrent, që të mos të kenë problem me furnizimin me energji elektrike. Vera është periudha, kur bëhen riparime në termocentralet dhe një pjesë prej tyre nuk punojnë. Për momentin sistemi kombëtar energjetik po e përballon, pa vënë në përdorim kapacitetet e ngrira, të cilat hyjnë në veprim vetëm gjatë një mangësie kritike të korrentit. Për muajin e fundit sistemi energjetik kombëtar dy herë ka pasur nevojë nga përdorimi i rezervave, për shkak të ndalimit të jashtëzakonshëm të reaktorit në Centralin Elektrik Atomik “Kozlloduj”, njoftuan nga ndërmarrja kombëtare e energjisë.


Më shumë nga rubrika

Sulmet e përgjakura në Hanau provokuan jehonë të fortë në mediat bullgare

Sot mediat bullgare i kushtojnë vëmendje të posaçme masakrës në dy klube nate në qytetin gjerman Hanau, ku dje ishin vrarë 11 veta. Sipas mediave gjermane shumica e viktimave janë kurdë. Ndër të vdekurve ka një bullgar, një boshnjak, një..

botuar më 20-02-21 1.08.MD

Aksion rrugor për kontroll të kamionëve dhe autobusëve

Gjatë aksionit ROADPOL javën e kaluar u kontrolluan 8600 kamionë dhe autobusë gjithsejtë. Shkelje u zbuluan te 3200 prej tyre. 50 nga automjetet e kontrolluara u ndaluan nga trafiku. Për tejkalim të shpejtësisë u sanksionuan më se 1 000 shoferë. Gjatë..

botuar më 20-02-21 12.58.MD
Temenuzhka Petkova

Marrëveshja e gjelbër është sfidë për Bullgarinë

Në intervistë për televizionin privat BTV Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova e cilësoi “marrëveshjen e gjelbër” evropiane si sfidë për vendin tonë. Ajo shpjegoi se 48% prej energjisë elektrike në Bullgari vjen nga termocentralet, që..

botuar më 20-02-21 12.09.MD