Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edhe fituesit, edhe humbësit po diskutojnë ndryshimet e brendshme pas zgjedhjeve evropiane

Foto: BTA dhe BGNES

Fill pas zgjedhjeve për Parlament Evropian, të cilat përfunduan gjatë ditës së diel, mes forcave politike të cilët morën pjesë filloi të flitet për ndryshime të brendshme. Jo vetëm mes atyre që humbën, por dhe mes fituesve. Një pjesë nga ndryshimet nuk do të jenë të lehta dhe do të kërkojnë njëfarë kohe, por drejtimet e përgjithshme janë tanimë të vizatuara.

Nga Brukseli, ku merr pjesë në një takim joformal të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive, kryeministri dhe lider i partisë fituese GERB Bojko Borisov shpalli se në disa struktura lokale të partisë do të ketë një spastrim “deri në rrënjë”. Në këtë etapë Borisovi saktësoi vetëm se ka për qëllim të reformojë ose të ndërtojë nga e para strukturat e partisë në qytetet Dobriç dhe Pleven, ku rezultatet zgjedhore të partisë GERB janë të pakënaqshme në krahasim me zgjedhjet e mëparshme evropiane. Analiza serioze për prezantimin e partisë do të zhvillohet më vonë gjatë kësaj jave. Pritet që atëherë idetë për ndryshime  jo vetëm të precizohen, por dhe të zgjerohen. Sipas një informacioni jozyrtar, Borosovi po mendon nëse zëvendësi i tij në partinë GERB Cvetan Cvetanov të mos të ndahet dhe me postet e veta në parti, pasi tanimë u tërhoq nga posti i kryetarit të grupit të saj parlamentar.

Pasi një ditë më përpara pati thënë se nuk do të japë dorëheqje për shkak të prezantimit të dobët të Partisë Socialiste Bullgare në zgjedhje, dje kryetarja e saj Kornelia Ninova gjithsesi e bëri. Në mesin e muajit qershor partia do të mbajë një kongres të jashtëzakonshëm, i cili do të pranojë apo jo dorëheqjen e saj, dhe do të punojë rregulla për zgjedhje të drejtpërdrejtë të një kryetari të ri. Vetë zgjedhja do të bëhet deri në fund të muajit korrik. Lideri i socialistëve nga qyteti Plovdiv Georgi Gergov bëri thirrje për dorëheqje dhe të tërë Byrosë Ekzekutive të Partisë Socialiste Bullgare, por ndaj momentit zhvillime në këtë drejtim akoma nuk ka. Tani për tani me rëndësi më të madhe është vendimi i partisë të ndërpresë bojkotimin e vet në Parlament, i cili bile dhe sipas një pjese nga elektorati i saj i fortë është një gabim i madh i udhëheqjes së partisë.

Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, e cila fitoi vendin e tretë nuk ka probleme me rezultatet zgjedhore dhe në këtë etapë nuk parashikon ndryshime në organet e veta drejtuese. Por, Lëvizja shpalli se të zgjedhurit për deputetë evropianë Mustafa Karadajë - lider i partisë dhe Deljan Peevski- refuzojnë vendin e tyre në favor të kandidatëve të tjerë nga lista e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë.

Deputetët nga partia VMRO pohojnë se rezultatet zgjedhore kanë aktualizuar idenë për ndërrimin e kryetarit të grupit parlamentar të koalicionit “Patriotë të Bashkuar” Volen Siderov, i cili është lider i partisë “Ataka”, e cila u prezantua mjaft dobët në votimin për deputetë evropianë. Përpara disa muajve lideri i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë Valeri Simeonov e tërhoqi besimin e vet nga Siderovi, por atëherë VMRO nuk e përkrahu. Tani kryetari i VMRO-së Krasimir Karakaçanov ndan idenë për rrëzimin e Siderovit dhe shpreson që Simeonovi të qëndrojë pas saj. Një ndërrim i ngjashëm ka potencialin të shkatërrojë të ashtuquajturin  koalicion të vogël në pushtet - Patriotët e Bashkuar, kurse që aty të shkaktojë  dhe ndryshime po kështu edhe në pushtetin ekzekutiv dhe jo vetëm në Parlament. 

Duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme lokale në Bullgari gjatë periudhës së vjeshtës, konkretizim i ndryshimeve të shqyrtuara nga forcat politike mund të pritet në një kohë sa më të shkurtër.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Ivan Geshev

Kontrollimi i kontratave të privatizimit ka për qëllim të rikthejë ndjenjën e drejtësisë në shoqërinë bullgare

Në pjesën më të madhe privatizimi ishte një proces kriminal, tha para Radios Kombëtare Bullgare kryeprokurori Ivan Geshev. “Nga ky proces kriminal morën aktive dhe para një rreth të gjerë shtetasish bullgarë, të cilët tani kanë interes që statukoja të..

botuar më 20-03-04 7.47.MD

Sofja midis suksesit dhe mossuksesit në përpjekjet për rregullimin e presionit të migrantëve ndaj BE-së

Këto ditët e fundit qeveria bullgare dhe personalisht Kryeministri Bojko Borisov ishin shumë aktivë në përpjekjet për zgjidhjen e problemit të ri të refugjatëve mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë. Aktiviteti i fundit në këtë drejtim ishte fluturimi..

botuar më 20-03-04 3.19.MD

Nuk ka fluks migrantësh drejt Bullgarisë

Në lidhje me shqetësimet për valë masive të migrantëve nga Turqia drejt Bashkimit Evropian Kryeminisri Bojko Borisov komentoi se në kufirin bullgar tani për tani “fluksi është zero”. “Po organizojmë një takim të madh në Bullgari për zgjidhjen e..

botuar më 20-03-02 2.57.MD