Eмисия новини
от 04.00 часа
Българско национално радио © 2020 Всички права са запазени

Këngëtarja me zërin më të ulët në botë është nga mali i Rodopeve

| обновено на 20.11.19 в 12:39

Në Bullgari krenohemi me rekordin tonë të radhës të përfshirë në Librin Gines. Bullgarja e qytetit Smoljan (Bullgari Jugore) Marijana Pavllova (Mariyana Pavlova) mori certifikatën e vet zyrtare nga “Rekordet Botërore Gines” (Guinness World Records), e cila e njoh atë për këngëtaren me zërin më të ulët në planet.

Rekordi është incizuar në studion e Andy Brook – muzikant i muzikës rock, i cili ka punuar me shumë këngëtarë të shquar nga skena e muzikës pop dhe rock.

Marijana është bijë e këngëtares së njohur nga mali i Rodopeve Hristina Ljutova dhe thotë se prej kohësh ëndërron për një njohje të tillë.

“Isha fare e bindur në aftësitë e mia dhe këndimi i tonit të drejt nuk ishte problem. Akoma kur isha nxënëse në korin e qytetit të Smoljanit këndova në regjistrat më të ulët. Kështu ishte dhe më vonë në Shkollën Kombëtare të Arteve Folklorike në fshatin Shiroka Llëka dhe pastaj – në ansamblin profesional “Rodopa”.

Pas ansamblit “Rodopa” të Smoljanit, ku ajo ka kaluar 16 vjet prej karrierës së vet, Marijana Pavllova është zhvendosur në kryeqytet, ku ka kënduar në koret “Vanja Moneva” (atëherë i quajtur “Zërat Kozmike”), “Dragostin Folk Nacional”, “Zërat e mëdhenj bullgarë” dhe në formacionet e dhomës – në kuartetin “Sllavej”(“Bilbili”) dhe në trion “Rodopeja”.

“Akoma para 19 vjetësh kompozitori Stefan Dragostinov shkroi tri këngë për trion “Rodopeja”, ku unë duhej të këndoja tonin “re” në oktavën e madhe (D) – diçka që është tepër e ulët për një grua. Kjo është oktava mashkullore e basit dhe baritonit. Pastaj në Mançester,këndova “do grande” (C), siç e quajnë muzikantët. Kurse toni, me të cilin fitova rekordin e Ginesit është si bemol (2B) në kundër oktavë".

Mbajtësja e rekordit të ri jeton në Londër, ku janë të afërmit e saj. Marijana Pavllova e ka zgjedhur kryeqytetin britanik para pesë vjetësh, sepse sipas fjalëve të saj në Bullgari ka qenë e zhgënjyer nga qëndrimi i të tjerëve ndaj njerëzve të artit.

“Isha zhgënjyer dhe sepse bullgarët e pasur nuk investonin në artin cilësor” – vazhdoi Marijana Pavllova. ”Atëherë në kryeqytetin britanik tashmë jetonte vëllai im me familjen e tij. Pastaj atje u zhvendos dhe bija ime e vogël, e cila krijoi familje dhe lindi fëmijë, kurse unë ngela gjyshe me mbesë gjysmë-kineze.Kështu edhe unë shkova atje – para së gjithësh për të ndihmuar familjen e re.Por vazhdoj të mbaj dhe lidhjen time me Bullgarinë, sepse jam pjesë e formacionit “Dragostin Folk” dhe me të vazhdoj veprimtarinë time në skenat botërore dhe bullgare. Organizoj klasa profesionale muzikore – në Francë, Zvicër, Gjermani. Anglia gjithashtu më ofron shumë mundësi dhe ndihem mirë aty. Natyrisht më vjen keq se jam larg vendit tim të lindjes dhe kur bie në gjym më kujtohen kullotët e gjera poshtë majës Rozhen, gajdet e malit të Rodopeve gjithmonë tingëllojnë në mendjen time. Kështu qetësohem...”

Publiku i Sofjes mund ta shikojë Marijana Pavllovën më 22 tetor në koncertin e “Dragostin Folk” në Shkollën Muzikore Kombëtare. Me të formacioni do të shënojë përvjetorin e vet të 25-të.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal

Новините на БНР - вече и в Instagram. Акцентите от деня са в нашата Фейсбук страница. За да проследявате всичко най-важно, присъединете се към групите за новини – БНР Новини, БНР Култура, БНР Спорт, БНР Здраве, БНР Бизнес и финанси.
Още от