Bullgaria është mikpritëse e takimit ndërkombëtar të adhuruesve të radio orientimit sportiv

YOTA

Bullgaria është mikpritëse e takimit ndërkombëtar veror të adhuruesve të garave të radio orientimit YOTA 2019, i cili do të zhvillohet nga 11 deri më 17 gusht në vendpushimin Bankja, afër Sofjes. Pritet se do të mbërrijnë 90 pjesëmarrës nga 35 vende. Në vitet e mëparshme ngjarja ishte organizuar në Republikën Jugafrikane (2018), në Britaninë e Madhe (2017) dhe në Austri (2016). Gjatë takimit do të zhvillohen orientime praktike me radio pajisje të posaçme në parkun e vendpushimit.