Shën Ivan i Rillës – shenjtori më i madh bullgar

Foto: rilskimanastir.org

Më 19 tetor Bullgaria ortodokse shënon nderin e mbrojtësit të saj qiellor Shën Ivan Rillski /876-946/.

Deri në moshën 25 vjeç ai ka qenë bari i zakonshëm.Ka hedhur poshtë qëllimin për pasuri, ndërsa lakmia dhe zilia sipas tij kanë qenë veset më të mëdha, të cilat i kanë penguar njerëzit në rrugën e lartësimit të shpirtit. Ka jetuar në kohën e mbretit bullgar Petër I dhe në fundin e jetës së tij ka themeluar një prej manastireve më të respektuara nga të gjithë bullgarët – Manastirin e malit Rilla.

Jeta e tij ka kaluar në një periudhë tepër të vështirë për njerëzit, në kushtet e pabarazisë sociale për shkak të sistemit të zhvilluar feudal. Vetë mbreti Petër ka treguar respektin e vet të madh ndaj shenjtorit, duke ndërmarrë udhëtimin e gjatë nga kryeqyteti i atëhershëm i Bullgarisë – Veliki Presllav, deri në malin Rilla, për ta parë shenjtorin dhe për t’i dëgjuar fjalët e tij të urtë. Sot lipsanët e Ivan Rillskit ruhen në Manastirin e Rillës.

19 tetor është gjithashtu dita e mjekëve bullgarë dhe festa e Seminarit të Sofjes “Shën Joan i Rillës”.

Më shumë nga rubrika

Thesare nga Veliki Presllav prezantohen në Muzeun Kombëtar Arkeologjik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave

Në Muzeun Kombëtar Arkeologjik prezantohet thesari më i madh i Bullgarisë nga Mesjeta zbuluar në Veliki Prsllav. Deri më 26 janar të vitit 2020 në ekspozitën “Pranë porteve të pallatit princëror. Thesare nga Veliki Presllav” vizituesit mund të shikojnë..

botuar më 19-11-10 9.50.PD

Historitë e çuditshme të dy shtëpive të vjetra të kryeqytetit

660 janë historitë e familjeve të njohura bullgare të industrialistëve, bankierëve, tregtarëve, politikanëve dhe intelektualëve dhe shtëpitë e tyre, të mbledhura nga Mariana Mallnishka në dy vëllime − “Shtëpitë flasin” dhe “Shtëpitë akoma flasin”...

botuar më 19-11-08 11.44.PD

Është Përshpirtja e Arkangjelit: Engjëjt e Zotit janë vigjilentë për shpirtrat e drejtë

Sot është Përshpirtja e Madhe-një nga tre Përshpirtjet e mëdha gjatë vitit, e cila kujton për kujdeset e engjëjve të Zotit për të vdekurit. Sipas traditës ortodokse, e shtuna është dita për kujtim të të vdekurve, prandaj dhe sivjet kjo Përshpirtje është në..

botuar më 19-11-02 9.05.PD