Fillon zyrtarisht fushata zgjedhore në Bullgari

Që nga sot – 27 shtator në Bullgari fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ato do të zhvillohen në dy raunde  – i parë më 27 tetor, kur votuesit do të zgjedhin kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë, i dyti është planifikuar për  3 nëntorin dhe ai do të zhvillohet në vendet, ku asnjëri prej kandidatëve nuk është zgjedhur me më shumë se 50% prej votave në raundin e parë.

Të drejtën e votimit e zotërojnë 6 227 901 bullgarë, kurse numri i kandidatëve për poste të ndryshme në organet e pushtetit vendor është  36 288. Më shumë janë ata që dëshirojnë të bëhen kyretarë të bashkisë së Sofjes (19) dhe në Plovdiv (14), kurse në 397 bashki ka vetëm nga një kandidat.

Për këto zgjedhje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar 66 formacione  - 59 parti dhe 7 koalicione. Sipas analizës së fundit të agjencisë sociologjike “Alpha Research” me siguri do të votojnë 46.9% prej zgjedhësve. Qëndrimet e tyre sa i përket rruajtjes apo ndryshimit të statukuo-së  në pushtetin vendor janë shumë polarizuar.40.9% prej zgjedhësve duan që në bashkinë e tyre të vazhdojë të udhëheqë kryetari i deritanishëm, kurse 47.3%  duan ndryshim. Në qytetet e mëdha shumica shpallet për ndryshim (68% kundrejt 32%) në bashkitë e mesme për nga madhësia raporti është më i moderuar (56% kundrejt 44%), kurse në bashkitë më të vogla ka më shumë njerëz, të cilët parapëlqejnë kryetarët aktualë (51% kundrejt 49%). Në bazë të kësaj analizatorët prognozojnë zgjedhje më të diskutueshme dhe intriguese në bashkitë e mëdha. 

Përgjigja e pyetjes “cila është alternativa e partisë në pushtet” tregon parapëlqime tepër të fragmentuara.  17% mendojnë se kjo është Partia Socialiste Bullgare, 4.9% - Bullgaria Demokratike, 3.8% - “Patriotët e Bashkuar”, kurse 8.9% preferojnë ndonjë forcë tjetër politike.

Një faktor i rëndësishëm në zgjedhjet lokale do të jenë “lojtarët ” alternativë  vendas. Për kandidatë të tillë do të votojnë 10% prej zgjedhësve, në disa vende pjesa e tyre arrin 15%. Në zgjedhjet vendore “votimi protestues” nuk e ka të njëjtën logjikë, si në zgjedhjet parlamentare. 37.2% prej të anketuarve deklarojnë se për të ndryshuar kryetarin aktual të bashkisë janë gati të bashkohen rreth cilado qoftë kandidature. 61.9% pohojnë se do të votojnë duke pasur parasysh cilësitë personale të kandidatëve dhe parapëlqimet e veta politike, jo sipas parimit “kundër”. Kjo sipas sociologëve do të thotë se bashkimi i të pakënaqurve nuk është një proces automatik, posaqëruisht duke folur për zgjidhjen e problemeve vendore.

Por zgjedhësit kanë dhe disa parapëlqime specifike të regjistruara nga agjencia “Trend”. Pyetjes a është më mirë për kryetar bashkie të zgjidhet një burrë apo një grua, pjesa më e madhe e të anketuarve deklarojnë se seksi nuk është me rëndësi. 36% janë të mendimit se është më mirë kryetari të jetë meshkull, kurse 10%  - femër. Për 41% prej të anketuarve mosha e kandidatit s’ka rëndësi, 40% parapëlqejnë njeri më të ri. Sipas 72% prej zgjedhësve kryetari i bashkisë duhet të ketë lindur në vendbanimin e tyre dhe vetëm 20% përkrahin mendimin e kundërt.

Për arritjen e qëllimeve të tyre në bashkitë e ndryshme duket se partitë politike  janë gati të bëjnë kompromise Partia Socialiste Bullgare u ka dhënë liri të madhe zyrave të saj vendase që të bëjnë koalicione me vetëm një kusht i detyrueshëm – ato nuk mund të bashkëpunojnë me partinë në pushtet GERB. Për zgjedhjet vendore kandidatura e partisë GERB (që qeveris me mbështetjen e koalicionit të Patriotëve të Bashkuar), në këto zgjedhje në kryeqytet kandidatura e saj do të përkrahet nga Bashkimi i Forcave Demokratike. Dy partnerët në “Patriotët e Bashkuar”  - VMRO dhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë kanë kandidatë të përbashkët vetëm në 1/3 prej bashkive, në disa vende bashkëpunojnë me “Ataka”, por kudo janë kundër formacionit të minoritetit turk Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Tabloja e ndërlikuar në fillimin e fushatës zgjedhore i bën prognozat shumë të vështira, por me siguri konkurrenca do të jetë shumë e fortë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Më shumë nga rubrika

Ambasadori Ulusoy: Ankaraja është e kënaqur nga reagimet e Sofjes në lidhje me situatën në Siri

Një javë pasi Turqia filloi operacionin e vet të tretë ushtarak në pjesën veriore të Sirisë, këtë herë në perëndim të lumit Eufrat, shqetësimet në lidhje me situatën e komplikuar u bënë arsye për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit..

botuar më 19-10-16 2.57.MD

Bullgaria është për ndërprerjen e menjëhershme të operacionit në Siri

Kryeministri Bojko Borisov thirri ngutshëm Këshillin e Sigurisë pranë Këshillit të Ministrave, që të shqyrtohet situata e ndërlikuar në Siri dhe rreziqet për Bullgarinë si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit. Pasi e informoi Presidentin Rumen Radev për..

botuar më 19-10-15 4.00.MD

Bullgaria – Maqedonia e Veriut: mediat kundër gjuhës së urrejtjes

Një prej kushteve të Sofjes për ta përkrahur integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE është që mediat maqedonase ta ndërpresin gjuhën e urrejtjes kundër Bullgarisë. Në Traktatin e Fqinjësisë së Mirë, Bashkëpunimit dhe Miqësisë thuhet se mediat në dy..

botuar më 19-10-11 4.20.MD