Mimi Kodheli: “Bullgaria do të lobojë për hapjen e negociatave me Shqipërinë”

Kryetaret e komisioneve për politikën e jashtme të parlamenteve të Bullgarisë dhe të Shqipërisë – Xhema Grozdanova (majtas) dhe Mimi Kodheli (djathtas)
Foto: Kuvendi Popullor i Republikës së Bullgarisë

Me ftesë të kryetares së Komisionit për politikën e jashtme të Kuvendit Popullor të Bullgarisë Xhema Grozdanova për vizitë dyditore zyrtare në Bullgari ndodhet zonja Mimi Kodheli – kryetare e Komisionit për politikën e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në kuadrin e saj ajo zhvilloi bisedime me përfaqësues të komisionit për politikën e jashtme, të komisionit për çështjet evropiane dhe kontrollin mbi fondet evropiane, të grupit për miqësi Bullgari Shqipëri në Legjislaturën e 44 të Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë. Krahas kësaj kishte takime me zëvendës kryeministren dhe ministre të punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva, me ministrin e mbrojtjes Krasimir Karakaçanov dhe me gjeneralin Konstantin Popov – kryetar të komisionit të mbrojtjes në parlamentin bullgar. Pak para përfundimit të vizitës zonja Kodheli i dha Radio Bullgarisë një intervistë të posaçme, në të cilën foli për takimet dhe temat e shqyrtuara në kuadrin e vizitës.

Më shumë nga rubrika

Athina e konsideron Sofjen si një partnere strategjike

Dimitrios Hronopulos është ambasadori i ri i Greqisë në Bullgari. Ai mbërriti para pak kohe në Sofje, por tashmë është ngjitur në malin Vitosha sepse bashkëshortja e tij pëlqen shumë që të ecë më këmbë dhe të zbulojnë kryeqytetin bullgar, duke shëtitur..

botuar më 19-10-28 4.40.MD

Raundi i parë i zgjedhjeve nuk tregon zhvendosje radikale të shtresave politike

Nga deklaratat e liderëve të GERB-it dhe të Partisë Socialiste Bullgare (BSP) pas raundit të parë të zgjedhjeve vendore që u zhvilluan ditën e diel bëhet e qartë se edhe forca kryesore politike në pushtet edhe ajo opozitare janë të kënaqura për..

botuar më 19-10-28 1.51.MD

Pozita e kryebashkiakut gjithnjë është e kontestuar nga partitë politike

Periudha e historisë bullgare, e cila përfshin dekadat e fundit të Perandorisë Osmane deri në vitin 1944, është interesante jo vetëm për zhvillimet në atë kohë, por edhe për shkak të ndryshimeve që u realizuan në Bullgari. Arritjet ishin fryt i..

botuar më 19-10-25 4.36.MD