Mimi Kodheli: “Bullgaria do të lobojë për hapjen e negociatave me Shqipërinë”

Kryetaret e komisioneve për politikën e jashtme të parlamenteve të Bullgarisë dhe të Shqipërisë – Xhema Grozdanova (majtas) dhe Mimi Kodheli (djathtas)
Foto: Kuvendi Popullor i Republikës së Bullgarisë

Me ftesë të kryetares së Komisionit për politikën e jashtme të Kuvendit Popullor të Bullgarisë Xhema Grozdanova për vizitë dyditore zyrtare në Bullgari ndodhet zonja Mimi Kodheli – kryetare e Komisionit për politikën e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në kuadrin e saj ajo zhvilloi bisedime me përfaqësues të komisionit për politikën e jashtme, të komisionit për çështjet evropiane dhe kontrollin mbi fondet evropiane, të grupit për miqësi Bullgari Shqipëri në Legjislaturën e 44 të Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë. Krahas kësaj kishte takime me zëvendës kryeministren dhe ministre të punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva, me ministrin e mbrojtjes Krasimir Karakaçanov dhe me gjeneralin Konstantin Popov – kryetar të komisionit të mbrojtjes në parlamentin bullgar. Pak para përfundimit të vizitës zonja Kodheli i dha Radio Bullgarisë një intervistë të posaçme, në të cilën foli për takimet dhe temat e shqyrtuara në kuadrin e vizitës.

Më shumë nga rubrika

Bullgaria – Maqedonia e Veriut: mediat kundër gjuhës së urrejtjes

Një prej kushteve të Sofjes për ta përkrahur integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE është që mediat maqedonase ta ndërpresin gjuhën e urrejtjes kundër Bullgarisë. Në Traktatin e Fqinjësisë së Mirë, Bashkëpunimit dhe Miqësisë thuhet se mediat në dy..

botuar më 19-10-11 4.20.MD

Sofja kujtoi se mbështetja e saj për Maqedoninë e Veriut nuk është pa kusht

Në vigjiljen e ftesës së pritur për hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, më 30 shtator në Sofje u zhvillua një takim i nivelit më të lartë, të thirrur nga Presidenti Rumen Radev. Në këtë mbledhje ishte arritur mirëkuptim..

botuar më 19-10-01 2.38.MD

Fillon zyrtarisht fushata zgjedhore në Bullgari

Që nga sot – 27 shtator në Bullgari fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ato do të zhvillohen në dy raunde   – i parë më 27 tetor, kur votuesit do të zgjedhin kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë, i dyti është..

botuar më 19-09-27 3.42.MD